“Figura më e madhe dhe më e fuqishme e letërsisë shqiptare të gjysmës së parë të shekullit të njëzet” kështu është cilësuar ati françeskan Gjergj Fishta.
Në një intervistë, kohë më parë, në “Rreze Dielli’’ zbuluam disa të pathëna për jetën dhe veprën e tij nëpërmjet z. Lek Ndoja studiues dhe shkrimtar si dhe i biri i shkrimtarit Mark Ndoja i cili ka patur një lidhje të fortë me Gjergj Fishtën. Ai foli edhe për enigmën e eshtarve të tij, për të cilën ka dy hipoteza që ende mbeten të pavërtetuara:
“Një fakt të cilin e ka dyshuar vet ai që ishte njeriu më i njohur françeskan, bile i fundit që e kishte njohur personalisht At Gjergj Fishtën, në atë kohë ishte At Zef Pllumbi. Ai thotë e ka gjetur në kripton, dhe ato kostolat ai i mori dhe i ka vënë në muzeun e kishës françeskane… në Rrmaj është teori e re, unë e kam dëgjuar këtë por nuk është vërtetuar, por tani është shumë kollaj të vërtetohet nëqoftëse nuk është dhënë përgjigja shkencërisht për ADN-në nuk mund të themi që është dicka definitive por kisha e ka pranuar që ato kostolat që kanë mbetur nga eshtrat, ishin disa mbetje të eshtrave, ishin në kripton e kishës patër Zef Pllumi ishte shumë i informuar, unë nuk mund të pohoj hipotezat’’, tha ai.
Studiuesi dhe shkrimtari Lek Ndoja, ndër të tjera prezantoi në emisionin “Rreze Dielli” edhe disa nga librat e At Gjergj Fishtës, të cilat janë censuruar në periudhën e komunimit, dhe vështirë të gjenden sot:
“Në vitin 1946 doli një urdhëresë për t’u ndaluar disa autorë dhe disa vepra të autorëve, në këtë listë kryesori ishte Gjergj Fishta. Kjo listë u përgatit nga një grup specialist të fushës dhe të regjimit dhe u publikua në fletoren zyrtare, dhe kushdo që i kishte këto i fshihte ose i zhdukte…tha ai.
“Vallja e Parrizit’’ është një ndër librat e gjetur së fundmi prej tij, po ashtu një tjetër vepër e cila mban dorëshkrimin e At Gjergj Fishtës.
“Ka disa korrigjime që mund t’i bëjë vetëm autori të vargjeve, ka pasur disa difekte në shtyp dhe i ka korrigjuar me dorë”, u shpreh studiuesi Lek Ndoja./shqiptarja.com
Lexo edhe:
FISHTA: PA PASË STUDJU KURR PËR POLITIKË, ÇDO KOPUK DON ME U SHITË BISMARK!
ObserverKult