Kulla e Sahatit në Kavajë është një nga monumentet kulturore më të vjetra në Shqipëri dhe misteri që lidhet me të mund të krahasohet me misterin e piramidave të Egjiptit.
E ndërtuar me urdhër të Beut Ibrahim Alltuni nga vëllezërit Sinani, të gjithë vazhdojnë e mahniten nga njohuritë dhe aftësitë e tyre përtej njerëzores të asaj periudhë.
Kjo kullë karakterizohet jo vetëm nga bukuria dhe perfeksioni i arkitekturës, por edhe për matematikën, astronominë dhe gjeografinë enigmatike.
E veçanta e kësaj kulle është që ndodhet në koordinatat perfekte me Jugun, Veriun, Perëndimin dhe Lindjen.
Përmasat gjeometrike të kullës janë të një niveli superior sikur të kenë zbritur nga yjet. Kanë lidhje me lëvizjet ciklike të Tokës, Diellit, Hënës e mbi të gjitha me solstice dhe ekuinokset që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve, transmeton ‘gazetateama’.
Përmasat dhe raportet mes tyre që ata përdorën ishin unike dhe ishte një ndërtim perfekt për atë periudhë, e vetmja e këtij lloji.
ObserverKult
Lexo edhe:
“KURRË MOS I VIZITONI PIRAMIDAT”, TURISTI TREGON PSE NUK DUHET SHKUAR NË EGJIPT
Një TikToker i ka vizituar piramidat e Egjiptit, por këtë tha se nuk ua rekomandon askujt. Siç shkroi Dailymail, Carmie Sellito, që njihet në TikTok me nofkën “touchdalight”. Publikoi pamje të piramidave nga brenda, derisa bëri edhe përshkrim.
“Arsyeja e parë është fakti që ju duhet të ngjiteni në gjunjë për rreth 30-40 minuta dhe të lodheni. Më lejoni t’ju them, është si një rrugë me pengesa.
Është gjithashtu mjaft e rrezikshme”, tha ai, derisa filmonte pamjen e piramidës brenda.
Duke përshkruar arsyen e dytë, Carmie u shpreh se brenda të zihet fryma nga mungesa e ajrit…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU