Poezi nga Enkeleda Ristani
Në fund të historisë vdes njëri nga ne, Gyter
Ata shpëtojnë bythën gjithmonë
Në emër të ligjit
Të fjalës së shkruar, të vetmes njollë të zezë
mbi të vetmen gjë të bardhë që kanë
Të kartoneve me të gjitha ngjyrat e vdekjes sonë
Ne duhet të bindemi
Të bindemi literalisht
Çka do të thotë
T’i falemi të vetmit Zot, Gyter
Vdekjes
Që në fund të historisë
Nuk kupton asnjë nga fjalët e ritualit me të cilat e thirrën
Kthen kokën të shquajë të vertetën e thirrjes
Qingjin që i perket
Përballë ka vetëm fjalët dhe një nga ne
Veçse, Gyter, Vdekja është e vetmja që nuk e ha fjalën…
ObserverKult
———————-
Lexo edhe:
ENKELEDA RISTANI: PËR DASHURINË DHE TË TJERA
kohë e gjatë pa u parë!
mbrëmë u përpëlita si gjarpër
në shtratin që ngjet me një varr
të hapur rishtas
për herë të dytë, të tretë a ku ta dish se sa…
në kokë gjarpërinj të tjerë sulmojnë çdo mendim
që guxon t’i avitet asaj masës që vlon në rrudha
jo aq për mençuri sa për moshën e kafshimeve papushim
bota më ka futur frikën në palcë
e bashkë me të dhe neverinë,
ndaj po ta them ta dish,
do t’i hedh në erë të gjitha urat që më bëjnë të shoh tek bota
e do të futem në një vrimë
atje do ta pres fundin tim
që, po ta them ta dish
do të jetë shumë i afërt
Poezinë e plotë e gjeni KETU
ObserverKult