Këngëtari i njohur botëror, Enrique Iglesias, të hënën, ka mbajtur koncertin e tij të radhës në Greqi.
Duket se në mesin e mijëra njerëzve që ishin të pranishëm në koncert, kishte edhe nga trojet shqiptare.
Kjo pasi në një moment ata i kanë hedhur flamurin në skenë dhe këngëtari shfaqet duke e valëvitur atë.
Enrique e ka mbajtur për disa minuta në duar flamurin teksa këndonte dhe fotoja e tij është bërë virale.
Edhe pse nuk dihet nëse Iglesias ia ka pasur idenë se cilin flamur ka pasur në dorë, të gjithë u gëzuan nga ai veprim i tij.
Ndryshe, Enrique është i njohur për hitet e tij si: “Hero”, “Bailamos”, “Tonight”, “Dimelo”, “Love to see you cry” etj./ telegrafi