Entela Tabaku: Sa ma gjatë iki

DASHNIA ti je perqafimi emigrantëve entela tabaku

sa ma gjatë iki
aq më tepër më zgjatet hija mbrapa
veç kambët më ndjekin
se kryet më mbahet fort
për kthim
sa ma gjatë iki
aq ma llastik më tendoset hija
veç kambët i tërheq
se kryet më mbetet lidhë
për kthim
sa ma gjatë iki
aq ma hovshëm lëshohem mbrapa
më prit
butë!