Enver Gjerqeku: Besa

Një dorë e paftuar ma dhuroi shkëndinë
Dhe ma bëri zemrën xixë të strallit n’verë
Tash m’bën dritë si diell, më çel si pranverë
Një fjalë n’gjak e lindur, që kaplon gjithsinë…

Ruaju mos e thuaj, se t’bën ujem prore
Kur të dridhet këmba, sa herë të lëshon zemra;
Ktheje gjithnjë ballin, mos u sh’ndet me themra
Fjala thyen dhe eshtra në lak t’asaj dore

Ajo fjalë dy herë s’lind nga buzët tona
Nuk ia njofim shpinën, mohin n’ditë të vështira
(As kur t’prek e keqja, as kur t’lëshon e mira)

Mburrjen e ka t’vogël, trupin ndër kumbona
Thu’j kur ndoj t’vonuar n’vatër ta sjell shteku:
“Me fat atij miku, që pragun ma preku!”