Kënga “Ti je vetja ime” u këndua nga Enxhi Nini, në edicionin e 32-të të Festivalit të RTSH-ës, me tekst të Jorgo Papingjit, muzikë të Paris Stricës dhe orkestrim të Shpëtim Saraçit.
Duke ndenjur në vetmi
krejt papritur erdhe ti
hodhe dritë në sytë e mi
dhe më mbushe me dashuri
dhe u derdhën përnjëherë
mijëra tinguj mbi tastierë
për ty o Zot
o yll
o dritë
Ti je vetja ime, ti më falë gabime
ti më kthen gëzime, ti më falë rininë
ëndrra, dashurinë
ti më mbush me shpresë, ti s’më le të vdes.
Sa të takova
Zot unë të kujtova
O Zot veç ty
Vetëm ty t’besova
jetën e fillova
O Zot me ty
Gjithë ditën më lanë
ti më ndenje pranë
O Zot veç ti
Tek ty u mbështeta
mijëra forca gjeta
tek ti
veç tek ti
Ti babë e nanë
më ndenje pranë
dhe më ngrohe
më rrite
unë dhe ti
si dy fëmijë
ne u njohëm
u lidhëm
dhe ecjen tonë
në këtë botë
pashë
Dhe me ty u mbeta
edhe rrugën gjeta
o Zot me ty
Ty të takova
dhe nuk u gabova
jo kurrë
o Zot
Ndaj ty dritë të kam
veç e jotja jam
o Zot
Sa të kam parë
i vetëm nuk jam
o Zot
ObserverKult
Lexo edhe: