Epopeja e UÇK-së edhe këtë vit po shënohet me shumë aktivitete në tërë Kosovën. Një manifestim për këtë ngjarje u organizua edhe nga Komuna e Prishtinës.
Me këtë rast disa nga nxënësit e shkollave të kryeqytetit me pikturat e tyre hapën një ekspozitë në hollin e objektit të Komunës së Prishtinës.
Kështu ka bërë të ditur drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi, përmes një njoftimi në rrjetet sociale derisa ia ka bashkangjitur edhe disa fotografi nga kjo ekspozitë.
“Ditët e shënuara si këto shërbejnë për të na kujtuar sakrificën monumentale të Jasharëve, por edhe përgjegjësinë që e kemi për të nderuar këtë sakrificë, duke ndërtuar një Kosovë të mirëqenë për fëmijët tanë”, ka shkruar drejtoresha Halimi.
ObserverKult
Lexo edhe:
SIBEL HALIMI ZGJIDHET DREJTORESHË E KULTURËS NË KOMUNËN E PRISHTINËS
Sibel Halimi ka marrë një detyrë të re në Komunën e Prishtinës. Ajo u emërua si drejtore në Drejtorinë e Kulturës në Komunë. Kështu ka bërë të ditur kreu i kryeqytetit, Përparim Rama përmes një postimi në “Facebook”.
“Njihuni me drejtoren e re të Drejtorisë së Kulturës, znj. Sibel Halimi. Me shumë kënaqësi e përgjegjësi Sibeli, e ka marrë detyrën e re për ta vazhduar misionin tonë për një kryeqytet me jetë të pasur kulturore e artistike.
Znj. Halimi është duke doktoruar në Departamentin e Sociologjisë të Universitetit të Prishtinës me temën “Trupi si konstrukt shoqëror: Drejt sociologjisë së trupit në Kosovë”.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
CIKËL POETIK NGA HAJNRIH HAJNE: UNË QAVA NË ËNDËRR…
Bridh!
Kur një femër të del tradhtare,
Gjej një tjetër vrik e vrik;
Bile, më mirë lëre qytetin fare –
Ngjeshe trastën edhe ik!
Një liqen të kaltër do ta gjesh pastaj,
Rreth me shelgje helm e pikë;
Aty hallin e vogël qaj
Dhe shtrëngimin tënd në grykë.
Malit përpjetë duke u ngjitur,
Sa fort që do të rënkosh;
Po majë shkëmbit kur t’kesh mbërritur,
Zë shqiponjash do dëgjosh.
Atje bëhesh vetë shqiponjë madje,
Je sikur ke lindur qëparë,
Ndihesh i lirë, e ndien që poshtë atje
Nuk ke humbur pale çfarë.
Poezitë e tjera mund t’i lexoni KËTU:
ObserverKult