Për festat e fundvitit Ansambli “Shota” rikthen vallen e “Peshkatarit”

Ansambli “Shota” më datë 18 dhjetor, duke filluar nga ora 19:00, për festat e fundvitit do të sjell një koncert mjaft të larmishëm.

E tërë trupa e Ansamblit janë angazhuar që për këtë koncert të sjellin momente të veçanta derisa, sipas një njoftimi të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit këngët, vallet e muzika e bukur qytetare do ta karakterizojnë këtë koncert që po ashtu rikthen vallen popullore të “Peshkatarit” pas 20 vitesh, nga koreografi prof. Haki Mulliqi.

Ky koncert, ku përveç valles do të ketë edhe muzikë, këngë qytetare do të shfaqet në Teatrin Kombëtar të Kosovës, gjegjësisht në hapësirat e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, aty ku një kohë të gjatë janë duke u mbajtur shfaqjet e aktivitetet kulturore. Kjo për shkak të renovimit të objektit të Teatrit.

ObserverKult


Lexo edhe:

HOTI E DUMOSHI TAKOJNË ANSAMBLIN E KËNGËVE DHE VALLEVE “SHOTA”

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, kanë pritur Ansamblin e Këngëve dhe Valleve “Shota” para ndërtesës së MKRS-së.

Ky takim që po zhvillohet në kuadër të aktiviteteve për festën e 28 Nëntorit është përcjellur edhe nga disa qytetarë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


puthje a thausend kisses deep leonard cohen

LEONARD COHEN: NUK KE PSE MË DO

Nuk ke pse më do
ngaqë
je si të gjitha gratë
që përherë më kanë munguar
U linda për të rendur pas teje
çdo natë
dhe prapë jam
orteku me burra që të dashurojnë
Të takoj në tryezë
ta marr grushtin mes duarve të mia
në taksi nusesh
zgjohem fillikat

ObserverKult