“Era”, këngë e paharruar nga grupi i mirënjohur, “Gjurmët (teksti dhe video)

Gjurmët janë grup i njohur nga Kosova i muzikës rock. Grupi është formuar në vitin 1981 ne Prishtinë dhe ka qenë aktiv deri në vitin 1988. Grupi kishte pesë anëtarë. Vokalisti i grupit ishte Migjen Kelmendi, tani gazetar dhe publicist i njohur.

Në vitin 1984, Gjurmet publikojnë albumin “Gjurmët”.

Në vitin 1988, Gjurmët publikojnë albumin “Gjurmet 1982-1988”.

Në vitin 2002, Gjurmët publikojnë albumin “Lp”, një përmbledhje e këngëve të tyre me incizim të lartë dhe shkrime retrospektive të Kelmendit për kohën e funksionimit të grupit.

Në fund të vitit 2015, ata patën një rikthim tjetër të madh si grup, me një gala-mbrëmje të mbajtur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Më datë 28 dhjetor 2015, Mc Kresha publikon videoklipin “Era”, në bashkëpunim me Gjurmët. Me këtë këngë, Mc Kresha u paraqit në këto festivale: Netët E Klipit Shqiptar 15 (2016), Top Music Awards 2016 (2016).

Në vazhdim e gjeni tekstin dhe videon e këngës “Era” të interpretuar nga Gjurmët:

Sa herë e dëgjoj erën
Nga largësitë më del ti
Kujtimet mbulojnë mendjen
Rrëqethëm në vetmi
Më duket të shoh ty.

Buzëqeshjën tënde e zërin tënd
Mua m’i sjell era
Shikimin tënd, buzët e tua
M’i shndrit pranvera.

Më ecë ngadalë nëpër qiell
Sikur të ishe zanë
Emrin tënd e dëgjoj në erë
Më duket të shoh ty.

Sa herë e dëgjoj erën
Nga largësitë më del ti
Kujtimet mbulojnë mendjen
Rrëqethëm në vetmi
Më duket të shoh ty.

Buzëqeshjën tënde e zërin tënd
Mua m’i sjell era
Shikimin tënd, buzët e tua
Mi shndrit pranvera.

Më ec ngadalë nëpër qiell
Sikur të ishe zanë
Emrin tënd e dëgjoj në erë
Më duket të shoh ty.

Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

E përgatiti: A.S- ObserverKult


Lexo edhe:

“TË SHTRIRË MBI KANAPE” NGA GRUPI I NJOHUR, GJURMËT (TEKSTI DHE KËNGA)