Era Rusi rrëfen momentin më të vështirë të jetës: Isha e pafuqishme…

Këngëtarja Era Rusi ka rrëfyer momentet e fundit me gjyshen e saj, e cila ndërroi jetë në dhjetorin e kaluar.

E ftuar në emisionin “E ardhmja është vajzë”, ajo kujtoi gjithashtu se në ditët e fundit të jetës së saj, së bashku me të motrën i kënduan një ninullë, me të cilën ata ishin rritur.

“Doja të shkoja sepse ishte një njeri që rrinte shumë netë pa gjumë, duke qepur fustanet e mia dhe të motrës sime. Ka qenë rrobaqepëse dhe ka qenë shumë e zonja në punën e saj dhe gjithë jetën e saj e ka bërë me shumë dashuri. Prej saj kemi marrë mirësinë dhe dashurinë, na ka rritur me këtë frymë.

Gjyshja na këndonte një ninullë me të cilën ka rritur fëmijët, jemi rritur ne dhe po rriten dhe mbesat e mia.

Ia kënduam dhe natën e fundit me motrën, shkuam për t’i kënduar ninullën. Motra e nisi, unë isha e pafuqishme. Për herë të parë në jetë u ndjeva e pafuqishme për të kënduar, dhe e ndoqa nga pas. Infermierja na tha që në ato momente ajo filloi të kishte një lloj reagimi. Na dëgjonte.”, tregoi Era./(gazeta shqiptare)

LEXO EDHE: Era Rusi: Mos ma merr diellin ndryshe vdes (teksti dhe kënga)