Eranda e penduar për një nga këngët e saj: Është një këngë koti…

Eranda Libohova tek emisioni “Rudina” në Tv Klan, vendi ku të gjithë ata që shkojnë, e bëjnë nga një rrëfim ka shpalosur edhe gjëra që se bëjnë të ndihet mirë.

Rrëfimi i Eranda Libohovës lidhej me profesionin.

Këngëtarja tha se romantizmin ia detyron yjeve dhe se është mjaft detajiste si tip e kërkon maksimumin në gjithcka.
Por nga rrugëtimi i saj në muzikë, e ka një peng. 

Ka një këngë që jam penduar që e kam kënduar dhe jam munduar ta fshij nga repertori publik. Mund ta them, por nuk është ndonjë gjë. Është kënga “Më nga mu”.
Ja, është kënga që ti nuk e di që ekziston.
Është një këngë që u bë në një periudhë tranzicioni artistik dhe nuk e kam shumë qejf dhe përzemër. Ekziston edhe në Youtube, por nuk e këndoj. Nuk do ta kisha bërë kurrë atë këngë dhe e kam bërë edhe me videoklip, kam bërë një goxha investim.
Videoklipi është shumë në rregull, por kënga nuk më ngjit. Është një këngë koti….”, tha këngëtarja Eranda Libohova

ObserverKult

Kliko edhe:

ERANDA LIBOHOVA & IRMA LIBOHOVA: MIRËMËNGJES I THEM PASQYRËS (TEKSTI DHE KËNGA)