Eranda Libohova: Ika dhe të lashë… (teksti dhe kënga)

Eranda Libohova interpreton këngën “Ika dhe të lashë…

Ika dhe të lashë unë, sytë më nuk t’i pashë
oh sa të kam dashtë, oh sa të kam dashur ty…
Edhe pema ku ne putheshim më parë
degët ishin tharë, degët ishim tharë për ne,
më dhe një shami, ti si kujtim të parë,
me lotë e kam larë, me lotë e kam larë për ty,
nuk të kisha pranë unë si një vit më parë
buzët më ishin tharë, buzët më ishin tharë për ty.

Dikur u takuam, sytë unë prapë ti pashë,
shumë fjalë nuk t’i thashë, shumë fjalë nuk t’i thashë unë ty.
Lotët ishin tharë dhe gjumë nuk kish në sy,
erdha të t’jap ty, erdha të t’jap ty këtë natë….
Ëndërr e pafund kjo nata jonë e parë
dita nuk po zbardhë, dita nuk po zbardhë për ne,
Unë të kisha pranë ty si një vit më parë,
buzët më ishin tharë, buzët më ishin tharë për ty.

Eranda Libohova: Ika dhe të lashë…

LEXO EDHE: Eranda Libohova & Irma Libohova: Mirëmëngjes i them pasqyrës (teksti dhe kënga)

Mirëmëngjes i them pasqyrës,
Një makiazh të lehtë fytyrës
Në udhëkryq tani unë jam
1000 ëndrra i kam.

Më rrëmben me vrull kjo jetë
Sot më hedh e nesër më pret
Alternativën e pranoj
Nuk kam frikë të provoj.

Më tundon çdo gjë e bukur
Si më bën të lumtur
Herë të kem herë të mos kem
Qendra e botës të jem.

Dua të zhdukem fare e të humbas
Do ta gjej unë veten do bërtas
Me një tjetër sfidë ditën do pres
Nesër në mëngjes.

Më pëlqen çdo gjë e bukur
Çdo dhuratë më bën të lumtur
Herë të kem herë të mos kem
Qendra e botës të jem.

Dua të zhdukem fare e të humbas
Do ta gjej unë veten do bërtas
Me një tjetër sfidë ditën do pres
Nesër në mëngjes.

TEKSTIN e PLOTË MUND TA GJENI KËTU