Eranda Libohova & Irma Libohova: Ikën larg… (teksti dhe kënga)

Errësirë,
Një shekull plaket
Feks një dritë,
Dhe duart zgjaten
Një vegim,
Dhe drita tretet në re.

Humbëritë,
Dhe djalli grindet,
Pëshpërin,
Dhe fshihen xhindet,
Derë me derë,
E gjurmët mbeten atje!

Mbeten atje
Erë e re,
Dhe qielli hapet
Erë e re,
Dhe vdekja zmbrapset
Ikën larg,
Dhe idhujt zbresin tek ne.

Erë e re,
Dhe yjet zgjohen
Erë e re,
Dhe diejtë thërrmohen
Bëhen dritë
E njerëzit ngjiten në qiell.

Ngjiten në diell!
E bëhen engjëj e diell
edhe diell.

Apokalipsi!
Orët i afrohen
S’do shemben malet
Njerëzit njerëzohen
Zbrazet ferri,
Arratiset frika
Jeta ngjizet në mijëra galaktika.

Po nga këto këngëtare: ERANDA LIBOHOVA & IRMA LIBOHOVA: NJË DASHURI PO NA TROKET TE PORTA (TEKSTI DHE KËNGA)