Eranda Libohova & Irma Libohova: Mirëmëngjes i them pasqyrës (teksti dhe kënga)

Mirëmëngjes i them pasqyrës,
Një makiazh të lehtë fytyrës
Në udhëkryq tani unë jam
1000 ëndrra i kam.

Më rrëmben me vrull kjo jetë
Sot më hedh e nesër më pret
Alternativën e pranoj
Nuk kam frikë të provoj.

Më tundon çdo gjë e bukur
Si më bën të lumtur
Herë të kem herë të mos kem
Qendra e botës të jem.

Dua të zhdukem fare e të humbas
Do ta gjej unë veten do bërtas
Me një tjetër sfidë ditën do pres
Nesër në mëngjes.

Më pëlqen çdo gjë e bukur
Çdo dhuratë më bën të lumtur
Herë të kem herë të mos kem
Qendra e botës të jem.

Dua të zhdukem fare e të humbas
Do ta gjej unë veten do bërtas
Me një tjetër sfidë ditën do pres
Nesër në mëngjes.

1000 ëndrrat po i le
Dua vetëm të fle
1000 ëndrrat po i le
Dua vetëm të fle
S`dua…

Jo jo nuk do të ndalem
Veten ta gjej
Ne një det me ëndrra do dëfrej
Me një tjetër sfidë ditën do të pres
Nesër në mëngjes.

Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KETU

ObserverKult

———————————————————-

Eranda Libohova

LEXO EDHE:

NUK FLASIN PREJ VITESH? KUR U PANË PËR HERË TË FUNDIT BASHKË IRMA E ERANDA

Motrat Irma dhe Eranda Libohova kanë vite që nuk flasin më me njëra tjetrën. Aludimet u ngritën dhe më shumë  me vlerësimin e fundit që mori Eranda, ditë më parë nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Ajo u nderua me çmimin ‘Mjeshtër i Madh’, e pas dekorimit ajo mbajti një fjalim duke shprehur emocionet për vlerësimin që iu bë.

Mirëpo, Irma nuk ishte prezente në presidencë për t’i qëndruar pranë motrës në këtë ceremoni dhe ditë mjaft të veçantë për të.

Jemi mësuar që kur ndodhin dekorime të tilla nga presidenti, personat që nderohen kanë pranë familjen, miqtë dhe personat që i konsiderojnë të afërt.

Mungesa e Irmës rriti akoma më shumë spekulimet se mes motrave ka një krizë. Që në media të ndryshme përflitet se po vijon prej vitesh…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU