Vezët zihen në tenxhere
kërcasin
si kastaneta.
E qes njanën n’filxhan
edhe ja prej kryet.
Nën të bardhën e vezës që luhatet
asht burri jem i parë.
Shihe sa pak asht rritë
prej herës së fundit që jemi taku!
“Më ha,” thotë ai kandshëm.
Unë hezitoj, pastaj e kafshoj.
E verdha e dendun e vezës
më rrjedh kofshëve.
E marr nji vezë tjetër
Ja prej kryet.
Aty asht burri jem i dytë.
Kjo asht gatu ma mirë.
“Ty t’ka pëlqy e bardha,” i them,
“Mu e verdha.”
Ai se thotë nji fjalë
por ngryset si me dashtë me thanë:
“Gjithkush kur të vjen fundi
më ha.”
E përtypi mirë
por i pështyj
kimet e tij katran,
kunorat e porcelanit të dhambëve
manshetat, mbushjet,
kornizën e syzeve ….
E pi kafen
e lexoj “Times”.
Nji tjetër vezë po zihet në tenxhere.
Përktheu: Vlora Konushevci