Erich Fried: Si duhet të të puthin?

Si duhet të të puthin?, poezi nga Erich Fried

Kur të puth ty
nuk puth vetëm gojën tënde,
nuk puth vetëm kërthizën tënde,
nuk puth vetëm prehërin tënd.
Puth edhe pyetjet e tua,
dëshirat e tua,
mendimin tënd,
dyshimet e tua,
kurajon tënde,
dashurinë tënde për mua,
lirinë tënde larg meje,
këmbën tënde që mbërriti
dhe që përsëri do të ikë.
Të puth
për çka je
dhe për çka do të jesh
përtej të nesërmes
kur koha ime të ketë kaluar.

Në shqip: Elona Caslli

ObserverKult

Lexo edhe:

“NJËRI NGA ATA QË MBIJETUAN: VJERSHA PAS AUSHVICIT”, ERICH FRIED VJEN PËR LEXUESIT SHQIPTARË

Libri i poetit hebre me origjinë austriake, Erich Fried, “Njëri nga ata që mbijetuan: vjersha pas Aushvicit”, ka dalë nga shtypi nën përkujdesjen e shtëpisë botuese “Armagedoni”. Libri është përkthyer nga përkthyesi Ismet Daci, i cili ka shkruar edhe një pasthënie për librin, të cilën mund ta lexoni më poshtë.

Erich Fried, i mrekullueshëm, i qartë, modern

Erich Fried lindi më 6 maj të vitit 1921 në Vjenë. Filloi të shkruante vjersha dhe tregime në vitin 1930. Pra, sa ishte vetëm nëntë vjeç. Ato që i shkroi atëkohë ishin të nxitura nga ngjarjet politike të asaj kohe: demonstratat e qershorit të 1927-s, përndjekjet dhe përjashtimi nga rrethi shoqëror i hebrenjve në fillim të 1934-s.

Prindërit e Friedit arrestohen në vitin 1938, pas marshimit të trupave të Hitlerit në Austri. Babai i tij vdes si pasojë e torturave që mbi të kishin ushtruar forcat e Gestapos në Vjenë. Ndërkaq, Friedi arrin të emigrojë në Londër. Atje bëri punë të rënda fizike në të zezën. Me paratë e kursyera bleu viza udhëtimi për në Angli për të ëmën dhe për rreth shtatëdhjetë emigrantë të tjerë.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult