Erik Blomberg: Në folenë e butë të duarve tua

grua

Në dritën e kthjellët mëngjesore të syve tu
zemra ime zgjohet – gjithçka është dritë.

Në këngën e dashurisë së buzëve tua
gëzimi im jehon – gjithçka është këngë.

Në folenë e butë të duarve tua
shqetësimi im fle – gjithçka është e qetë.

Përktheu: Qerim Raqi