Erion Korini: “Nuk meriton as të urrehesh!” (teksti dhe kënga)

Dëgjojeni këngën “Nuk meriton as të urrehesh!”, kënduar nga Erion Korini, me tekst të Arben Dukës , të kompozuar dhe orkestruar nga Gramos Kozeli.

Në paqe jam në shpirtin tim,
Në paqe dhe në harmoni,
Se nga unë ike ti mallkim,
Mallkim i madh e pabesi.

Nuk gjendet krahasim për ty,
Se vetëm helm të rrjedh në dej,
Edhe qymyri më i zi,
Është shumë i bardhë përpara teje.

Jo s’është një këngë për lamtumirë,
se as atë se meriton!

Nuk gjen në botë një manastir,
Ku ti të shkosh e të rrëfehesh
Ti je e gjitha shkretëtirë,
nuk meriton as të urrehesh…

ObserverKult