Ermal Mamaqi: Filmat e mi janë goditur nga mjeshtrat që pinin raki te Akademia e Arteve

Producenti Ermal Mamaqi ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin Top Story, ku foli për filmat që ka realizuar.

Ermali tha se është “sulmuar” dhe “goditur”, por filmat që ai ka prodhuar janë pëlqyer nga publiku dhe janë marrë si shembull nga producentë të tjerë.

“Filmat janë sulmuar, janë goditur nga disa mjeshtra të kinemasë që fatkeqësisht pinin raki te Akademia e Arteve. Ajo që më pëlqen dhe jam krenar që ndodhi me filmat e mi, jo vetëm që u pëlqyen nga publiku, por bënë edhe një gjë që u reflektua direkt në industri, fakti që po mund të bësh lekë me filmin shqiptar”, tha Ermal Mamaqi./ina-online.net

ObserverKult


Lexo edhe:

REVOLTA E AKTORIT TË NJOHUR: ERMAL MAMAQI EDHE BES KALLAKU BËJNË BIZNES, S’DINË ÇKA ËSHTË KINEMAJA E MIRËFILLTË

Në emisionin “Provokacija” me Mustafa Nanon, aktori i njohur Alfred Trebicka kohë më parë ka folur për situatën në të cilën është përfshirë kinemaja në Shqipëri. Ai u shpreh se kinemaja është art kompleks që kërkon jo vetëm arsimim specifik, por edhe njohje me fushat tjera që kanë lidhje direkte ose jo me artin.

“Ajo që shoh është se ka një lloj diletantizmi që masakron çdo lloj principi që ka kinemaja. Kinemaja nuk ka lidhje fare me televizonin si koncept.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


NUK DO MË KESH GJITHMONË…

Nga Mihallaq Qilleri

Qetësohu një çast dhe po aq mendohu pa frikë;
Se unë e ti mund të mos jemi gjithmonë aq të lumtur.
Qetësohu një çast, kujto kohërat kur putheshim diku,
Me drithërimën e shpirtrave të gjymtuar, përhumbur,
Me mendimin banal se jemi të përjetshëm, ashtu.

Kjo ndoshta nuk do ndodh më, pas ca kohësh…
Pas muajsh, vitesh, shekujsh, nuk e di ekzaktësisht,
Por që tretjet do të jenë fantazma që erërat,
Erërat e kësaj toke, qielli dhe dielli që ndrit mbi ‘to, them,
Do t’i shpërbëjnë sikur të mos kishin qenë kurrë, rastësisht.

ObserverKult