Ermal Meta: 30-vjetorin e rënies së regjimit komunist do ta festojmë me muzikë

Ermal Meta - Vendi i kurbave

Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Meta, ka zbuluar së fundmi një lajm të bukur për fansat shqiptarë. Duket se ai ka vendosur që të vizitojë vendin e tij dhe t’i bëjë një dhuratë shqiptarëve. E dini çfarë? Një koncert në stadiumin “Air Albania”.

“Në 29 korrik do të jem në Stadiumin Air Albania në Tiranë. Kanë kaluar 30 vjet që kur regjimi komunist ka rënë dhe ne menduam ta festonim me muzikë. Unë jam italian dhe shqiptar dhe kam zgjedhur të bëj një koncert për nder të njerëzve nga vendi ku vij, të cilët arritën të fitojnë lirinë. Kanë ndodhur shumë gjëra vitet e fundit dhe lidhja e midis Italisë dhe Shqipërisë, dy vende të ndara nga vetëm 70 kilometra det, është e me të vërtet e bukur”, ka treguar këngëtari për mediat italiane.

Gjithashtu Meta ka zbuluar se Tirana nuk do të jetë ndalesa e vetme, pasi do të mbajë edhe koncerte të tjera.

“Më 5 shtator unë luaj në Taormina, në Teatrin Antik. Doja të parashikoja turneun si një ngjarje unike, për të dëgjuar këngët e mia drejtpërdrejt. Mezi po pres. Ne gjithashtu do të ofrojmë një transmetim të drejtpërdrejtë, për të qenë në gjendje të shohim koncertin nga një ekran edhe kur gjendeni në shtëpi. Më pëlqen ideja e përhapjes së saj në eter”, ka thënë këngëtari i njohur./gazetashqip

LEXO EDHE: Ermal Meta: Nëse do të dinit historinë e vendit tim, do të ishit krenar si unë