Ermal Meta debuton në letërsi, publikon romanin e parë “Domani e per sempre“

Një nga artistët më të vlerësuar të momentit të Itali, i njohur ndërkombëtarisht me muzikën e tij, fitues i festivalit të Sanremos e përfaqësues i Italisë (në duet me Fabrizio Moro) në Eurovizion autor i dhjetra kompozimeve hite në muzikën italiane, Ermal Meta, ka zgjedhur një tjetër formë artistike për t’u rrëfyer, romanin.

“Domani e per sempre“ (Nesër e përgjithmonë) është titulli i librit debutues të kantautorit Ermal Meta i cili do të jetë në shitje në librari dhe ebook duke filluar nga data 19 maj.

Të drejtat e filmit tashmë janë blerë nga producenti Carlo degli Esposti – Palomar për të realizuar një serial televiziv i cili u shpreh: “Romani dëshmon edhe një herë gjenialitetin e një artisti si Ermal Meta, i cili ka provuar dorën e tij në një vepër të fuqishme, me prirje ndërkombëtare”.

Ndrësa Elisabetta Sgarbi, drejtore e përgjithshme e “La nave di Teseo” shtëpisë që e ka botuar romanin, rrëfen momentin e parë që i propozoi Ermal Metës të shkruante një libër, transmeton ‘diasporashqiptare.al’.

“Më bëri shumë përshtypje kur dëgjova këngën “Vietato Morire” në Sanremo. E kontaktova menjëherë. Por Ermali, shumë seriozisht, më tha që librat ishin një gjë e rëndësishme për të dhe donte të sigurohej që kishte diçka për të shkruar.

Pas disa vitesh heshtje më merr në telefon dhe më thotë: ‘Kam një libër që dua të ta jap ta lexosh, një roman’. Më goditi  ‘Domani e per sempre” njësoj si më goditi ‘Vietato Morire”.

Ermali ka një aftësi të madhe për të ndërtuar histori, për të ndërthurur historinë me një H të madhe dhe histori të njerëzve. Ka luftë dhe ka dashuri, ka vdekje, tradhti, muzikë dhe shpresë. Aty është Shqipëria, ka Gjermania, janë Shtetet e Bashkuara. Jam e sigurt se fiksioni italian, me këtë roman, do të jetë në gjendje të llogarisë në një zë të ri, befasues”, tha Sgarbi.

Romani ende pa dalë ë qarkullim ka ngjallur shumë interes këto ditë në Panairin e Librit të Londrës nga botuesit kryesorë anglezë dhe gjermanë.

Një galeri personazhesh të paharrueshëm të vendosur gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri. Historia e jashtëzakonshme dhe paharrueshme e Kajanit, një djali në zemër të konflikteve të shekullit të njëzetë që ngjan në mënyrë dramatike me atë që shohim dhe përjetojmë edhe sot.

Albanialetteraria.it ka publikuar një ekstrakt të librit në  italisht të librit të cilën po e sjellim të përkthyer.

Kajan kishte një pasuri të rrallë, një talent të padiskutueshëm për pianon dhe një fatkeqësi tragjike: të lindte gjatë Luftës së Dytë Botërore, në Shqipëri.

Është viti 1943 dhe Kajan jeton në një fermë me familjen dhe gjyshin Betim në fshatin shqiptar. Prindërit e tij janë partizanë dhe janë në male duke luftuar kundër nazistëve.

Ekzistenca e Kajanit rrjedh disi larg mizorive të luftës, derisa një ditë një dezertor gjerman i quajtur Cornelius troket në derën e tyre, duke kërkuar strehim. Ushtari është një pianist i aftë dhe Kajan i vogël vendos të shfrytëzojë rastin për të mësuar; tregon se është një nxënës i disiplinuar dhe i talentuar dhe zhvillon një marrëdhënie dashurie të brendshme me ushtarin. Pak para dorëzimit të gjermanëve, një trupë naziste pushton fermën. Të tre dëgjojnë të pafuqishëm të shtënat, të fshehura në një derë kurthi të nëndheshme.

Tensioni rritet derisa gjermanët zbulojnë vendin e tyre të fshehtë: pikërisht aty del pa hezitim Kornelius dhe edhe një herë, duke vrarë bashkatdhetarët e tij, i shpëton jetën Kajanit. Por Betimi mbeti i plagosur për vdekje nga të shtënat. Është nata e çlirimit të Shqipërisë.

Kornelius ka mundësinë të kthehet në atdhe në Gjermani me ndihmën e Selisë, nënës së Kajanit, drejtuese e një komande partizane që ka shumë peshë në parti.

Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, Kajan u bë një profesor i nderuar i muzikës në moshën 20-vjeçare falë talentit të tij të jashtëzakonshëm.

Ai e do një nga studentët e tij të quajtur Elizabeta. Por ka një problem, të theksuar nga figura e nënës së ngurtë dhe të paqortueshme Selie, tashmë e ngritur në rangjet e larta të regjimit të ri komunist: Elizabeta është vajza e një tradhtari.

Lufta që Kajan mendonte se kishte përfunduar, do të nisë në një formë të re me armiq të rinj.


Lexo edhe:

RRËFIMI RRËQETHËS I ERMAL METËS: PËRSE NUK KAM DASHUR TË KEM FËMIJË