Ermal Meta nuk heq dorë, do ta mbajë koncertin e premtuar në Tiranë

Ermal Meta - Vendi i kurbave

Ermal Meta, këngëtari shqiptar me famë ndërkombëtare në Itali, ka njoftuar se ka një datë të re për koncertin në Tiranë.

Koncerti do të mbahet më datë 17 shtator në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Kujtojmë se fillimisht ishte vendosur që koncerti do të mbahej më 26 korrik.

“Siç ishte premtuar kemi një datë të re për koncertin. Pas Taorminës do të këndojmë së bashku edhe nën qiellin e Tiranës. Më 17 shtator në Stadiumin “Air Albania” do të ndërtojmë një tjetër kujtim të bukur së bashku. Koncerti do të jetë falas dhe mund të regjistroheni nga e marta më 25 gusht”, shkruan Ermal Meta në Facebook.

LEXO EDHE: Ermal Meta: Nëse do të dinit historinë e vendit tim, do të ishit krenar si unë