Konkurs për çmimin letrar mbarëkombëtar “At Gjergj Fishta”, ja kush mund të aplikojë

Gjergj Fishta

Bashkia e Lezhës në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës të Shqipërisë dhe Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, nën kujdesin e veçantë të kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, organizon konkursin letrar për çmimet “At Gjergj Fishta” 2023.

Kështu ka njoftuar Bashkia e Lezhës përmes një njoftimi në Facebook.

Çmimet në këtë konkurs letrar do të jenë për romanin më të mirë, librin më të mirë poetik dhe vepra më e mirë studimore për letërsinë, me prioritet për veprat studimore kushtuar veprës dhe figurës së At Gjergj Fishtës.

Më tej, sipas njoftimit bëhet me dije se veprat letrare duhet të jenë botime të vitit 2023, të botuar dhe jo dorëshkrime.

Mund të marrin pjesë të gjithë autorët të cilët e kanë shkruar veprën e tyre në gjuhën shqipe. Në këtë konkurs ftohen të marrin pjesë autorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende të tjera.

Juria në këtë konkurs letrarë përbëhet nga Diana Çuli – shkrimtare, gazetare, përkthyese, prof. Alfred Çapaliku shkrimtar, studiues dhe Mark Simoni poet, gazetar, studiues dhe botues.

Ndarja e çmimeve do të bëhet në datë 23.10.2023 gjatë aktivitetit të organizuar nga Bashkia e Lezhës.

Ndryshe, afati i dorëzimit të librave do të jetë deri më datë 10 tetor 2023, ndërkaq duhet të dorëzohen dorazi 3 kopje si dhe në versionin pdf në adresën e emailit: [email protected]

ObserverKult


Lexo edhe:

SHPALLET KONKURSI LETRAR “FLAKA E JANARIT”

Komuna e Gjilanit, në kuadër të Manifestimit kombëtar të kulturës “Flaka e Janarit 2021”, shpall konkursin tradicional letrar për tregim të shkurtër dhe për poezi, me qëllim të nxitjes dhe avancimit të vlerave letrare të krijuesve nga të gjitha trevat shqiptare dhe kudo ku jetojnë ata që shkruajnë shqip.

Tema e konkursit është e lirë. Konkursi është anonim, i hapur nga 1 dhjetori 2020 deri më 31 dhjetor 2020 dhe me shifër. Punimet e pabotuara (në libra, gazeta e revista, portale, internet si dhe rrjete sociale) dërgohen në tri kopje, në adresën: Komuna e Gjilanit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ( përmes postës apo dhe Qendrës për Shërbim Qytetar – te ish Bankosi ) si dhe në adresën elektronike:
[email protected]
Rezultatet e konkursin anonim letrar shpallen në Orën e Madhe Letrare “Pena e Flakës 2021”. Të gjithë konkurruesit duhet t’u përmbahen kritereve dhe afatit të konkurimit.
Për tregim të shkurtër
(deri në tri faqe me rreshta të rrallë)

mimi i parë….…………………………… 250 euro
Çmimi i dytë………………………………. 200 euro
Çmimi i tretë………………………………..150 euro
Për poezi
(deri në 50 vargje)
Çmimi i parë.……………………………… 250 euro
Çmimi i dytë………………………………. 200 euro
Çmimi i tretë………………………………..150 euro
Krijimet e shpërblyera dhe ato që sugjerohen për botim, pas dëshmimisë së autorësisë, do të botohen në revistën letrare-kulturore AGMIA.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult