Ermal Meta shkëlqeu në skenën Air Albania

Ermal Meta - Vendi i kurbave

Këngëtari i njohur Ermal Meta ka mbajtur një koncert në “Air Albania”, i pari që zhvillohet në këtë stadium.

Ai është ngjitur në skenë duke performuar disa nga këngët e tij më të njohura.

Të shumtë kanë qenë qytetarët dhe fansat që e kanë ndjekur atë.
Ata kane kercyer nen tingujt e muzikes italiane dhe shqiptare.

ermal meta koncert air albania 5

Koncerti është zhvilluar nën masat anti-Covid. Këngëtari, i cili jeton dhe punon në Itali, rikthehet pas tri vitesh në turin e tij të ri muzikor në Tiranë.

Fillimisht Meta ka kënduar disa këngë italiane për ta mbyllur më pas koncertin me këngë në gjuhën shqipe.

Koncerti është hapur nga këngëtarja Elhaida Dani, e cila me zërin e saj potent di “të bëjë për vete” publikun.

Screenshot 15 15
Rama takon këngëtarin: “Super Ermal Meta e nis turin…”

Gjatë paradites së sotme, këngëtari është takuar me kryeministrin Edi Rama, të cilit i ka dhuruar edhe librin e tij me piktura.

“Super Ermal Meta e nis turin nga Tirana drejt Italisë.
Ishte kënaqësi e posaçme që i ra rruga nga zyra ime, ku u ndal për një bisedë të këndshme”, ka shkruajtur Rama.

ObserverKult

Lexo edhe:

Ermal Meta: 30-vjetorin e rënies së regjimit komunist do ta festojmë me muzikë

LEXO EDHE:

Ermal Meta: Nëse do të dinit historinë e vendit tim, do të ishit krenar si unë

“Mua këto komente nuk më prekin fare.
Por unë dua të ndaloj tek to.
Nuk më duket aspak e drejtë që persona që janë shumë më të rinj se unë të më drejtohen në atë mënyrë.

Kur unë jam në realitet më shumë italian se ata. Jetoj në këtë vend prej më shumë vitesh, pavarësisht se kam ardhur nga një tjetër shtet.
Është e çuditshme që këtë diskutim po e bëj në 2021-in dhe nuk po e prek këtë temë sepse më pëlqejnë polemikat, në fakt as nuk më plas për to.

Ajo që dua të dini është fakti që të thuhen këto gjëra dhe t’i lësh të ikin i bën të duken normale.
Të flasësh ashpër e t’i përmendësh origjinën dikujt nuk është aspak normale.

Ne jetojmë të gjithë nën një qiell, të gjithë kemi një ndërgjegje të përbashkët kolektive.
Kjo është urrejtje që unë nuk e pranoj dot sepse është idotësi”.
– tha Ermali, i cili më tej bëri krenarë të gjithë shqiptarët me fjalët e tij.

ObserverKult