Ermira Babaliu: Të lutem falma gabimin (teksti dhe kënga)

Nga Ermira Babaliu

E di s’kam të drejtë
Ta thurr unë këtë këngë
Se ty vajzë e dashur
Të shoh veç në ëndërr
Dhe bashkë kur u ndamë
Nuk thamë natën e mirë
Por thamë lamtumirë

Të lutem ti falma gabimin e rëndë
Se sot zemra ime këndon veç këtë këngë
Por vuan e jotja dhe dhimbja s’durohet
Por prapë nuk bashkohet  

Harroje, harroje
Ti dashurinë tonë
Largoji ti brengat
E lumtur jeto

Se ti e di mirë tani
se ç’është dashuria
Një mall ndjenjë e zjarrtë
që prapë gjithkush e do…

Këngën mund ta ndiqni duke klikuar KETU

ObserverKult

Kliko edhe:

ERMIRA BABALIU: MË KA MARRË MALLI, SHUMË MË KA MARRË (TEKSTI DHE KËNGA)