Ermira Babaliu: Tek ky prag flisnim për dashurinë (teksti dhe kënga)

Këngëtarja Ermira Babaliu, shumë herët u dallua për zërin e saj melodioz e të veçantë, duke e rreshtuar atë krah këngëtarëve të njohur të skenës muzikore shqiptare.

Ishte pjesëmarrëse në Festivalin e Parë të Këngës në Pogradec dhe nderohet me Çmimin e Parë për këngën “Erdhi pranvera”.

Pastaj dy herë rresht, vlerësohet me çmime të treta, në edicionin e 25-të dhe të 26-të të Festivalit të RTSH-së.

Në vazhdim ju sjellim tekstin e këngës “Duke të pritur” të shkruar nga Irma Kurti dhe me muzikë të Galliano Borsato:

Zëri yt trokiti
fare lehtë në vetminë
që më kish mbështjellë
në dhomë këtë natë.

Tej, era ulërinte
si e marrë, ndoshta
më sillte lajme ti,
nga larg.

Mijëra pika shiu binin mbi tokë,
malli për ty i ktheu në lotë.
Një vetëtimë u ndez, u fik
diku, atje lart.

Tek ky prag ne të dy
flisnim aq shpesh
për dashurinë.

Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

Përgatiti: ObserverKult

=============================

Lexo edhe:


ÇAPAJEV GJOKUTAJ: “VDIS, PASTAJ TË TË DUA”

Nga Çapajev Gjokutaj

“Vdis, pastaj të të dua”

Ky proverb të feks në një cep të mendjes në ditë funeralesh publike për njerëz të shquar, veçanërisht artistë dhe sidomos aktorë.

Sa janë gjallë i kujtojmë e s’i kujtojmë, po kur vdesin, rrjetet sociale dhe mediat tradicionale dallgëzojnë nga dhimbja, dashuria dhe vlerësimet.

Doemos që kështu do ndodhë, mund të thuash pa e vrarë mendjen shumë, njerëzia a më saktë publiku e ndjenë si detyrim qytetar të nderojnë kontributet e të ikurit.

Pa mohuar se ky supozim përmban një goxha pjesë të së vërtetës, do shtuar se motivet e kësaj dukurie janë të shumta dhe nuk lidhen vetëm me të ndjerin dhe kontributet e tij, por edhe me nevoja psikologjike dhe, pse jo, edhe interesa të pjesëmarrësve në homazhe, funeral, diskutime rrjetesh etj…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU