Ermonela Jaho merr çmimin e rëndësishëm “ICMA”

ermonela jaho

Sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho, anëtare e jashtme e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë është shpallur fituese me çmimin e parë në kategorinë e muzikës vokale nga ICMA (Çmimet Ndërkombëtare të Muzikës Klasike).

Emri i saj si fituese është shpallur në janar 2021, ndërkohë që ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet nga Presidenti i ICMA Remy Franck dhe do të fillojë të dielën më 27 qershor në orën 15:30 me një koncert gala që do të zhvillohet në orën 18:00.

Juria e ka vlerësuar sopranon shqiptare për karizmën dhe aftësinë për t’i dhuruar emocione dëgjuesit. Zëri i saj i fuqishëm e i ngrohtë është i aftë t’i japë të gjitha nuancat e nevojshme një performance

Sopranoja Jaho e ka fituar çmimin e parë në kategorinë e muzikës vokale nga ICMA për operën “Rara”. Sopranoja shqiptare përmes një statusi në facebook na fton ta ndjekim gjatë ceremonisë së marrjes së çmimit:

“Si fituese e çmimit të muzikës vokale për vitin 2021, ju ftoj të dielën më 27 qershor, ora 18:00 të ndiqni ceremoninë gala të dhënies së çmimeve direkt nga lidhja e meposhtëme….

http://www.kulmag.live/

Që të mund të ndiqni ceremoninë direkt duhet të regjistroheni pa pagesë tek kjo lidhje https://www.icma-info.com/icma-award-ceremony-gala-in…/
Ju faleminderit për mbështetjen…”, shkruan Jaho.

LEXO EDHE: Ermonela Jaho shkëlqen në “Musique en Fete”