Ermonela Jaho, sopranoja me famë botërore: Në Shqipëri s’do më fusnin as në kor!

ermonela jaho

Ermonela Jaho jeton prej dy dekadash në majë të suksesit duke qenë pjesë e skenave më të mëdha operistike botërore.

E talentuar dhe shumë punëtore, që të dy këto veti vërehen edhe përgjat rrëfimit të saj për podcastin “Zë me Mirën”.

Mira Kazhani: Nëse nuk do ishte ndezur drita e madhe jeshile për ty – ti mund të kishe bërë gjëra të mesme, po ndoshta atë shkëlqimin që ti e kërkove me aq shumë punë edhe me shpirtin tënd, mund të mos e kishe arritur – mund të kishte ndodhur që të ishe kthyer në Shqipëri dhe ta kishe jetën këtu. Do kishe pasur të njëjtën karrierë në Shqipëri besoj?

Ermonela Jaho: Do të të zhgënjej pak me këtë përgjigje, por është përgjigje e drejtpërdrejt. S’e kam thënë ndonjëherë. Unë nuk e di a do më fusnin edhe në kor.

Mira Kazhani: Pse jemi kështu ne?

Ermonela Jaho: Jemi një vend i vogël, me talente. Secili prej nesh ka një talent fantastik. Të gjithë lindin me një talent. Nuk ka vend për të gjithë fatkeqësisht.

Mira Kazhani: Po ne jemi kaq pak.

Ermonela Jaho: Po, sepse të gjithë duan të jenë numër 1. Nuk ka vend për të gjithë, për të qenë numri 1. Për të vajtur tek ai numri 1, janë gati për ti pushkatuar të gjithë, për të arritur. Edhe pse ti e sheh, dikush tjetër është më mirë se ty, nuk e pranojmë dot. Edhe nuk e pranojmë dot atë që flet gjuhën tonë. Që kemi ndarë atë bukën me gjalpë apo që jemi ulur bashkë, kemi pirë një kafe. Unë atij nuk ia fal të jetë numri 1. Kjo është logjika jonë. Nuk ta fal!/gazetatema.net

ObserverKult

Lexo edhe:

ERMONELA JAHO: ISHA 18 VJEÇ KUR ERDHA VETËM NË ITALI – ME XHEPA BOSH…