Ernest Koliqi “kthehet” në shtëpi! Librat e tij i dhurohen bibliotekës së Shkodrës/ Ndreca: Së shpejti botohet një roman i panjohur

Ernest Koliqi

Biblioteka e qytetit të Shkodrës është pasuruar me një fond të çmueshëm librash. Janë 500 tituj, pjesë e bibliotekës personale të Ernest Koliqit që tashmë i përkasin qytetit ku ai u lind. Ndërsa studiuesi Ardian Ndreca bëri të ditur se së shpejti do të botohet një roman i panjohur i Koliqit.

Ernest Koliqi “kthehet” në shtëpi’! Kështu mund të përkufizohet ngjarja e djeshme kulturore në Shkodër, ku 500 tituj librash nga biblioteka personale e tij janë vendosur në bibliotekën publike të qytetit. Për studiuesin Ardian Ndreca, njeherësh drejtues i organizatës “Shejzat”, vendosja e 500 titujve dhe mbi 300 botimeve janë një pasuri e jashtëzakonshme që i vjen Shkodrës.

“Ernest Koliqi i përket lexuesve shqiptarë por dhe qytetit të tij. Biblioteka e Koliqit është kthyer në Shkodër. Në këtë fond nuk ka dorëshkrime por libra. Dorëshkrimet janë në arkiva dhe shumë shpejt do të botohet një roman i panjohur i Koliqit, shkruar në italisht”, tha studiuesi Ardian Ndreca.

Ernest Koliqi lindi në Shkodër më 20 maj 1903 dhe vdiq në Romë në 1975-ën. Shkrimtar, studiues, publicist, Ernest Koliqi ishte njëri prej intelektualëve më të mëdhenj të shekullit XX. Botoi disa revista, ndërmjet të cilave “Shkëndija” – në Shqipëri dhe “Shęjzat” në Romë. Majat e krijimit i arriti në prozën e mesme, duke i dhuruar letërsisë shqipe përmbledhjet me tregime e novela, ” Tregtar flamujsh” dhe “Hija Maleve”./shqiptarja.com

ObserverKult


Ernest Koliqi
Ernest Koliqi (Shkodër, 20 maj 1903 – Romë, 15 janar 1975)

Lexo edhe:

MARTIN CAMAJ: ERNEST KOLIQI NUK I FRIKËSOHEJ VDEKJES DONTE KOHË PËR TË PUNUAR