“Errësirë”, ekspozitë për diktaturën në tunelin 25 metra në muzeun “Shtëpia me gjethe”

Në tunelin 25 metra të gjatë në muzeun “Shtëpia me gjethe” artisti Oltsen Gripshi, shpërfaq përmes pikturës, videos e instalacionit vuajtjet e komunizmit. 70 kanotjere të varura, në kujtim të atyre që s’ia dolën, dhe imazhi i bijës në ngjyra, si ftesë që pas katarsisit të memories, ka ende shpresë për fillim të ri

Oborri i Shtëpisë me gjethe, teksa zbret në tunelin e menduar për ata që përgjonin jetët e qindra njerëzve. Oltsen Gripshi zbulon përmes këndit të artit të tij, çka ndodhi në “Errësirën” e terrorit komunist.

70 kanotjere, qëndrojnë të varura në kujtim të atyre që s’ia dolën në tunelin 25 metra të gjatë. Ku artisti shpalos më tej narrativën e krimeve të komunizmit përmes pikturës, fotografisë videos e instalacionit.

Imazhe të shpërbëra, ku dallohen shenja torturash, rrudhat e atyre që brenda burgjeve të komunizmit numëronin vitet që kalonin. E atyre jashtë, që në burgun e madh të komunizmit nuk mundën të jetonin dot të lirë.

Një përvojë artistike, që bëhet me therëse, teksa mban brenda përjetimin personal të artistit për të afërmit e tij, që vuajtën prej ideologjisë se asaj kohe.

Auroportreti në një fotografi të grisur, a imazh të copëzuar, bardhë e zija që shfaqet si hartë vuajtjesh në tunelin e muzeut, pasohen nga dëshira e artistit, që pasi t’i bëjë katarsis memories se publikut, ta ftojë përmes imazhit me ngjyra të bijës së tij në një fillim të ri./shqiptarja.com


Lexo edhe:

DIKTATURA: I DHANË SERUM PËR TA PARALIZUAR, IA HOQËN DHËMBËT…

Në duart e hetuesve dhe policëve, që provuan çdo formë torture ndaj 20-vjeçares, ajo nuk u dorëzua. Bianka nuk i nxori kurrë fjalët që ata kërkonin… edhe kur i dhanë serum për ta paralizuar

Edhe pse më pak në numër sesa burrat, gratë nuk kanë munguar në hetuesitë, sheshet e pushkatimit, burgjet dhe kampet e punës së detyruar të diktaturës komuniste… me një trup më të brishtë. Ato nuk u kanë shpëtuar torturave mesjetare të krijuara nga mendjet e sëmura. Që merrnin në dorë jetën e njerëzve të pafajshëm që nga çasti i arrestimit të tyre…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU

ObserverKult