Poezi nga Esad Mekuli
Shushuritja e leht’ e t’panjohtunit më treti fare
dhe agime t’kaltërta andrrova…
E nëpër kunorë lakmish për ‘limtare-
si lulja q’i jep qiellit lulzimin,
rinin ja dhurova.
Shkëlqyen yjet e qiellit si syt e tijë
të thellë dhe të ndritshëm
dhe u shafit nën te e kërthnezta fuqi…
-Sonte shushuritja e leht’e t’panjohtunit
më treti fare
dhe agimet e kaltërta andrrova.
(1933)
ObserverKult
——————————————————–
LEXO EDHE:
NË PËRVJETORIN E VDEKJES E KUJTOJMË ME NJË CIKËL POEZISH ESAD MEKULIN
Në vazhdim ju sjellim një cikël të zgjedhur poetik nga bardi i letërsisë shqipe, Esad Mekuli.
I VARUNI I KËNDON LIRISË
Gjatë t’ashtuquejtunit “akcion për mbledhjen e armëve’’, i torturuem për me dorëzue pushkën që nuk e kishte –e vari vetën nji njeri…
Burrat, në kalim, e vjedhin me sy dhe shpejt kalojnë.
– O, ndëgjoni rrëfimin tim në këtë ditë që
sa po gdhin:
“Duert e përgjakuna i ke – më pëshpërisin pa pra.
Nën thoj, i dashtun, aq thumba kush të nguli?
Trupit i gjithë këto plagë, heu kush t’i ka ba?
Kush në litar, fatzi, qafën ta përkuli?
“A asht kjo, o v’lla ahmarrja jote e vetme, e trueme,
për vuajtjet tona – mjerimin që kurr s’na u nda:
në djersën tonë e gjakun për t’zezat që janë ba,
për fluturimet në një botë jo vetëm t’andrrueme?’’
Pra, ndëgjoni kangën time për Lirinë:
Udhërrëfyese le t’bahen këto duer të mija
dhe plagët që trupin tim shëmtojnë
pishtare ndriçuese n’çdo rrugë pa shkëndija,
e laku rreth qafës – ku mbarojnë
vuejtjet
për jetën ma të mirë
në këtë ditë të lirë,
në këtë ditë të lirë!
(1954)
GJYKIMI
Do të vijnë mbas nesh fëmijët tanë e fëmijët
e fëmijëve tanë
dhe ata do të flasin për ne, ata do të gjykojnë
për ne-
(Breznitë veprat i gjykojn .. -ka thanë nji njeri i
madh!)-
dhe nuk do t’na dënojn, e dij, për belbëzimet
tona, shtërzimet’
për gabimet-t’vogla e t’mëdha-për të
mbërrimet tona…
VAZHDIMIN E KËSAJ POEZIE DHE POEZITË TJERA MUND T’I LEXONI DUKE KLIKUAR KËTU