ObserverKult ua sjell disa thënie nga Roberto Gervaso:
“Kush nuk është pronar i vetes, përfundon shërbëtor i të tjerëve”.
“20 vitet e para të jetës duken më të bukura, kur je 40 vjeç, se sa kur je 20 vjeç”.
“Ajo që më ndalon të shkruaj një kryevepër, është frika se do të më kërkojnë shumë shpejt një kryevepër tjetër”.
“Ka burra aq inteligjentë, saqë është më mirë të mos i kuptosh”.
“Është e vështirë të kuptohet, përse e duam dikë që nuk na do”.
“Nëse dashuria do të ishte pa interes, nuk do të ishte më dashuri.”
“Jeta është më tepër monotoni, se sa aventurë. Përfundon gjithmonë në të njëjtën mënyrë”.
“Iluzionet na ndihmojnë të jetojmë, zhgënjimet të vdesim”.
“Mundet të jetohet me të tjerët, por mund të mbijetosh vetëm me veten”.
“Nuk mund të jesh asnjëherë i lumtur, ndërkohë që je i martuar. Ose je i lumtur, ose je i martuar”.
“Kam nostalgji për të shkuarën, por nuk do të kthehesha asnjëherë pas”.
“Miqësia, më tepër se sa intimitet, është respekt”.
“Jeta është një aventurë me një fillim të vendosur prej të tjerëve, me një fund të padëshiruar nga ne dhe me vendime të ndërmjetme të zgjedhura sipas rastit”.
ObserverKult
_______________________
Lexo edhe:
NËSE NUK JAM MIRË ME VETEN TIME, SI MUND TË PRES QË DIKUSH TJETËR TË JETË I MIRË ME MUA…
ObserverKult ua sjell disa thënie të Maya Angelou:
Kam mësuar se kam akoma një thes me gjëra për të mësuar.
Njerëzit harrojnë ç’u ke thënë, harrojnë ç’u ke bërë, por nuk harrojnë si i ke bërë të ndihen.
Urrejtja ka shkaktuar shumë probleme në botë dhe ende nuk ka zgjidhur asnjë.
Ju nuk mund të kontrolloni të gjitha ngjarjet që ju ndodhin, por ju mund të vendosni që të…
Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.
ObserverKult