Nga Esmeralda Shpata
Nuk vdes kush nga mungesa e dashurisë.
Mund ta dua dikë me shpejtësi e pa zhurmë. Ajo për të cilën kam nevojë është një mundësi. Mendimi i të qenit një mundësi e kapshme më bën të pulis sytë. Dhe më josh.
Njerëzit gjithmonë kërkojnë diçka për të mbushur kohën. Gra që i bëjnë të gjitha. Mësohemi me rutinën e përditshme dhe zbrazemi. Tani më shumë se çdo herë më duhet të bëj dikë për vete. Më në fund e mësova se mundësitë krijohen.
Dikush ecën në rrugë…
Më pëlqen që rastisëm të dy të shihemi. E pyes a kam të drejtë ta dua. Fillimisht përshpëriti diçka që nuk e fiksova dot. Më pas munda t’i shkëpus një fjali brilante.
“Kam një ide ,-më tha,-po gjej një mënyrë të vij tek ti.” Mund të jetë marrëveshje, por më mirë po kaloj në anën tjetër. Kaq u desh dhe filloi të marrë udhë një lidhje. Lidhja ime. Tani, e kam të qartë se nuk do të më jepet kurrë rasti të krijoj mundësi të tjera.
Koha jonë ndizet dhe ne përkulemi para saj duke përjashtuar çdo gjë tjetër. Në anën e zhveshur të ditës sime mbetet një thërrime hapësirë. Një herë e kapa veten duke zgjeruar hapësirën e duke shtuar thërrimet. Mbështetja kokën pas dyerve dhe sillesha vërdallë. U plevitosa. M’u desh pak kohë të kuptoja që i ftohti nuk kap mushkëritë.
Ndonjëherë më bëhet sikur të gjithë e kërkojnë me duart e tyre panikun. Të gjithë bëjnë sikur s’duan dhe sapo hyjnë pas dyerve fillojnë e luajnë me rregulla. Mendoj se nuk di të dua askënd pa bërë zhurmë. Ose mund të jetë zhurmë e rreme.
M’u kujtua diçka e çuditshme kur njoha atë. Ai nuk pëshpëriti.
“Pa mundësi jam edhe unë,-më tha.”
Sa do të doja ta shikoj vetëm njëherë veten time të hareshme. Me siguri do të jetë sajuar me diçka që unë s’mundem ta vë dot re.
*Titulli i origjinalit: “Pëshpërima të sikletshme”
ObserverKult
Lexo edhe:
DASHURIA TË BËN GËNJESHTAR!
ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm për gënjeshtrën:
Mos thuaj më gënjeshtra, dhe do të jetosh mirë e do të vdesësh i lumtur. /Charles Dickens
Kujt iu zu një herë gënjeshtra në gojë, s’i zihet më besë, le të thotë të vërteta sa të dojë./ Fedro
Thëniet në vazhdim mund ti lexoni KËTU:
ObserverKult