“Ethet” e Eurovision, ja kur do të performojë përfaqësuesja e Shqipërisë

Eurovision Song që do të zhvillohet në Malmö, Suedi, tashmë ka hyrë në një fazë shumë emocionuese, pasi ka filluar numërimi mbrapsht.

Të martën më 7 maj do të jetë gjysmëfinalja e parë, të enjten më 9 maj do të jetë gjysmëfinalja e dytë dhe të shtunën më 11 maj do të jetë finalja e madhe 2024.

Pas renditjes nga ana e organizatorëve të edicionit të 68-të të Eurovision 2024 Malmo, të gjithë shqiptarët, të cilët prej dekadash e ndjekin këtë ngjarje të madhe të muzikës evropiane dhe botërore, do të kenë mundësinë të dëgjojnë përfaqësuesen e Shqipërisë në këtë edicion, Besa Kokëdhima më 9 maj, në gjysmëfinalen e dytë. Kënga e saj “Titan” do të jetë e dyta që do të këndohet në mbrëmjen e dytë të gjysmëfinales.

Versioni i ri në anglisht i këngës vjen në bashkëpunim me producentë të njohur botërorë si Gia Koka, Serban Casan dhe Alias LJ dhe producentin e njohur shqiptar Kledi Bahiti.

Videoklipi është realizuar në Stamboll dhe vjen si një trinom që kombinon tekstin, mesazhin dhe muzikën.

Me këngën “Zemër n’dorë” (Titan), Besa Kokëdhima fitoi besimin e publikut për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 68-të të Eurovizion, që do të mbahet në Malmo të Suedisë.

Teksa u ngjit në skenë për të marrë çmimin, e emocionuar Besa Kokëdhima falënderoi ekipin realizues të këngës, po ashtu edhe stafin realizues të Festivalit të 62-të Këngës në RTSH. 

Festivali Evropian i Këngës 2024 do të jetë në edicionin e 68-të të tij. Ai është planifikuar të zhvillohet në Malmö, Suedi, pas fitores së përfaqësuesit të saj në Eurosong 2023 me këngën “Tattoo” nga Loreen.

Organizuar nga Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) dhe transmetuesi pritës Sveriges Television (SVT), gara do të mbahet në “Malmö Arena” dhe do të përbëhet nga dy gjysmëfinale më 7 dhe 9 maj dhe një finale më 11 maj 2024.

Do të jetë hera e tretë që konkursi zhvillohet në Malmö, i cili e ka organizuar më 1992 dhe 2013, dhe hera e shtatë në Suedi, e cila e organizoi për herë të fundit këtë ngjarje muzikore në Stokholm më 2016./rtsh

ObserverKult


Lexo edhe:

EUROVISION 2024: IZRAELI LEJOHET TË KONKURROJË PAS NDRYSHIMIT TË TEKSTIT

Më në fund Izraeli do të lejohet të konkurojë në Eurovision Song Contest 2024 pas ndryshimit të tekstit të këngës, kanë njoftuar organizatorët.

Eden Golan do të përfaqësojë vendin në Eurovision në Suedi në muajin maj.

Kënga e saj origjinale “October Rain” mendohej se i referohej sulmeve të Hamasit të 7 tetorit dhe ishte ndaluar për shkak të shkeljes së rregullave mbi neutralitetin politik.

Transmetuesi publik i Izraelit ka rënë dakord të ndryshojë këngën dhe tani është titulluar “Hurricane” dhe do ta publikohet këtë fundjavë.

Në një deklaratë, Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) – i cili organizon konkursin ka thënë. “EBU mund të konfirmojë se paraqitja zyrtare nga anëtari i saj izraelit Kan është konsideruar i përshtatshëm për të konkurruar në Eurovision Song Contest në maj.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult