Eurovision 2024: Izraeli lejohet të konkurrojë pas ndryshimit të tekstit

Më në fund Izraeli do të lejohet të konkurojë në Eurovision Song Contest 2024 pas ndryshimit të tekstit të këngës, kanë njoftuar organizatorët.

Eden Golan do të përfaqësojë vendin në Eurovision në Suedi në muajin maj.

Kënga e saj origjinale “October Rain” mendohej se i referohej sulmeve të Hamasit të 7 tetorit dhe ishte ndaluar për shkak të shkeljes së rregullave mbi neutralitetin politik.

Transmetuesi publik i Izraelit ka rënë dakord të ndryshojë këngën dhe tani është titulluar “Hurricane” dhe do ta publikohet këtë fundjavë.

Në një deklaratë, Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) – i cili organizon konkursin ka thënë: “EBU mund të konfirmojë se paraqitja zyrtare nga anëtari i saj izraelit Kan është konsideruar i përshtatshëm për të konkurruar në Eurovision Song Contest në maj.

“Grupi i Referencës së Konkursit, bordi i tij drejtues, mori vendimin për të pranuar këngën ‘Hurricane’ pas shqyrtimit të kujdesshëm që i është bërë tekstit .U ra dakord që ‘Uragani’ plotësonte kriteret e nevojshme për pjesëmarrje në përputhje me rregullat e konkursit”, bëhet me dije përmes deklaratës.

Ndërkaq transmetuesi izraelit Kan ishte zotuar më parë të mos ndryshonte tekstin, por presidenti i vendit Isaac Herzog më vonë bëri thirrje për “rregullime të nevojshme” për të siguruar që Izraeli të mund të marrë pjesë në konkurs.

Teksti origjinal i “October Rain” i shkruar në anglisht – u publikua në faqen e internetit të Kan muajin e kaluar.

Këta janë pak reshta të këngës origjinale të “October Rain”:

“Të gjithë ishin fëmijë të mirë, secili prej tyre” dhe “Kush ju tha djema mos qani/ Orë e orë/ Dhe lulet/ Jeta nuk është lojë për frikacakët”.

Të mërkurën, ministrja franceze e Kulturës në Belgjikës, Benedikte Linard bëri thirrje që Izraeli të ndalohet nga Eurovizioni për sa kohë që lufta në Gaza vazhdon.

“Ashtu si Rusia është përjashtuar nga garat dhe Eurovizioni pas pushtimit të saj në Ukrainë, Izraeli duhet të përjashtohet derisa t’i japë fund shkeljeve flagrante të ligjit ndërkombëtar, të cilat po shkaktojnë mijëra viktima, veçanërisht fëmijë,” shkroi ajo në rrjetet sociale.

Ndërsa Izraeli këmbëngulë se ofensiva e tij tokësore kundër Hamasit në Gaza po kryhet në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Ushtria e saj ka thënë në mënyrë të vazhdueshme se ajo bën çdo përpjekje për të shmangur dëmtimin e civilëve.

Edhe muzikantët në disa vende të botës kanë reaguar, gjegjësisht kanë kërkuar që Izraeli të pezullohet nga konkursi.

Ndryshe, Izraeli katër herë ka fituar vite më parë në Eurovision Song Contest./bbc

ObserverKult


Lexo edhe:

U KËRKUA PËRJASHTIM NGA KOMPETICIONI, EUROVISION MERR VENDIMIN PËR IZRAELIN

Jo” idesë së përjashtimit të Izraelit nga Eurovizioni thonë organizatorët e konkursit, duke refuzuar në këtë rast të veçantë të bëjnë atë që bënë me Rusinë kur pushtoi Ukrainën në vitin 2022.

Pas luftës në Gaza, disa vende janë shprehur në favor të përjashtimit të Izraelit nga gara.

“Krahasimet midis luftërave dhe konflikteve janë komplekse dhe të vështira dhe si një organizatë mediatike jopolitike, nuk na takon ne t’i bëjmë ato,” i tha AFP-së, Noel Keren, drejtor i përgjithshëm i Bashkimit Evropian të Transmetimeve (EBU).

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


para dhe pas ahmet selmani

AHMET SELMANI: UDHA E PËRPJETSHME

Poezi nga Ahmet Selmani

UDHA E PËRPJETSHME

(ose kuajt e Xh. Bajrës)

Maestro,
seç u shkëpute këndejza
dhe more udhën e përpjetshme
si zog i bardhë
me butësi engjëlli
e me buzëqeshje dielli
ah maestro,
ti nuk më ke braktisur
si njerëzit me sëmundje të harresës
ti prapë po zbret poshtë
bie si shi kujtimesh
mbi dhembjen time
duke më krijuar një lumë
për të notuar si peshk i përmalluar
e për të dalë në brigje

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult