EtnoFest – Ambasadë kulturore e vendit

etnofest

Në fshatin Kukaj, 25 kilometra larg nga Prishtina në drejtim të Gjilanit, po mbahet Festivali Tradicional EtnoFest.

Ky është viti i 12-të i Etno Fest dhe, edhe këtë vit ky festival ka sjellë program të pasur, me vlera kulturore dhe artistike, që njëherit e shtjellojnë temën bosht të këtij edicioni – Dashunia.

EtnoFest

Etno Fest ka filluar me datë 3 shtator dhe do të zgjas deri më 9 shtator duke na sjellë teatër, performaca artistike, takime letrare, promovim të veprave, ekspozita të pikturave, ekspozita të skulpturave, rite tradicionale, debate shkencore dhe program argëtues përgjatë këtyre shtatë netëve.

EtnoFest

Në natën e parë, hapjen zyrtare të festivalit, EtnoFest si ide dhe nismë e profesorit dhe regjisorit Fadil Hysaj është vlerësuar lart nga Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku dhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Me këtë rast ata vlerësuan se EtnoFest duhet të zgjerohet edhe nëpër zona të tjera të vendit, si vlerë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe artistike.

ObserverKult

Lexo edhe:

ILIRIANA ARIFI: ETNO FEST ËSHTË SHTËPIA IME E DYTË TEATRORE

Ka qenë periudha e parë pas lufte. Në atë kohë punoja si arsimtare e gjuhës shqipe, me klasë të ulëta. Ishte një periudhë jo e lehtë. Njerëzit ende përballeshin me pasojat e luftës. Kjo gjendje reflektohej edhe te fëmijët, dhe kështu nisa të mendoj se çka mund të bëj për ta.

Pas orarit të mësimit për dy ose tri orë të ditës bëja aktivitete të lira, me grupe nxënësish. U ofroja një lloj argëtimi, i cili në atë kohë ishte i domosdoshëm. Fëmijet mezi prisnin për diçka pak më interesant, se sa ndonjë poezi e rastit apo ndonjë këngë dhe kor shkolle.

Aty kam shkruar një tekst, dhe kemi fillu provat për një shfaqje. Pa asnjë njohuri mbi regjisurën apo dramaturgjinë. Shfaqja doli interesante për kohën, si dhe moshën e fëmijëve. Natyrisht jo më e mira, por një tentativë për të bërë diçka më ndryshe. Dhe ky ishte momenti kur te unë u zgjua dëshira për ta zgjedhur profesionin e ri, regjinë e teatrit.
Ky ishte edhe “projekti im i parë”, natyrisht isha amatore në këtë drejtim, por që ishte pikënisje për rrugëtimin e ri.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult