ETNOLETRA SHQIPE – Raporti i letërsisë me etnokulturën e kombformimin, libër i ri nga Vehbi Miftari

vehbi miftari

Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Botimet Toena nxorën këto ditë nga shtypi librin ETNOLETRA SHQIPE – Raporti i letërsisë me etnokulturën e kombformimin të autorit Vehbi Miftari.

Libri është i pari studim interdisiplinar mbi raportet (e ndërsjella) të letërsisë me kulturën popullore e procesin e kombformimit e kombkonsolidimit. I ndarë në tre “libra” ai shqyrton:

– zhvillimin e letërsisë në tehun e teorive mbi kombformimin (nga etnosimbolistët, perenialistët, primordialistët e modernistët, te teoritë bashkëkohore, David Milleri, para së gjithash) e rolin e letërsisë në krijimin/forcimin e përkatësive (në shumës, përfshirë atë kulturore etnike e fetare, deri te ajo politike), si dhe ndikimin e tyre në krijimin e një fare të letërsisë;

– së dyti shqyrton letërsinë përkatësore (identitare) të humanistëve e filobiblistëve (tri “B”-ve të mëdha, Buzukut, Budit e Bogdanit);

Së treti, trajton raportin e romantikëve, nga De Rada e Naimi, e pasromantikëve (Fishta e Koliqi) me përkatësitë; pastaj “identitetet pararendëse të romantizmit (humanizmin e renesancën, reformacionin e kundërreformacionin), ndërlojën e popullit me narrativën e vet e rizgjimin kulturor tomantik, rolin e miteve e të kujtesës (nga kujtesa epike e ajo historike e juridike-zakonore tek ajo poetike e politike) dhe të himneve kombëtare në krijimin e frymës së përbashkësisë, përfshirë narrativën e kombeve për veten e “tjetrin” dhe “lojën” e tyre me simbolet.

ObserverKult