Historia interesante e Franz Kafkës me vajzën e vogël që e kishte humbur kukullën

Franz Kafka

“Në moshën 40-vjeçare Franz Kafka, i cili nuk ishte i martuar dhe nuk kishte fëmijë në atë moshë, po shëtiste në parkun e Berlinit. Aty ai takoi një vajzë të vogël që po qante sepse kishte humbur kukullën e saj të preferuar. Kafka dhe vajza vazhduan të dy ta kërkonin kukullën, por nuk e gjetën. Atëherë, autori i kërkoi të dilnin të nesërmen për ta kërkuar sërish bashkë.

Ditën tjetër, sërish nuk e gjetën kukullën, por Kafka i dorëzoi vajzës një letër “të shkruar” nga kukulla e saj, e cila i thoshte: “Të lutem, mos qaj! Unë kam nisur një udhëtim për të parë botën dhe do të shkruaj vazhdimisht për aventurat e mia”.

Kështu nisi një histori e gjatë, e cila vazhdoi deri në fund të jetës së Kafkës. Gjatë takimeve të tyre, Kafka lexonte letrat e kukullës, e cila i tregonte për aventurat dhe bisedat që i dukeshin interesante. Në fund, Kafka i dorëzoi vajzës një kukull të re, duke i thënë se ajo kishte mbërritur më në fund në Berlin.

“Nuk i ngjan aspak kukullës sime”, tha vajza. Atëherë Kafka i dorëzoi një letër tjetër, ku kukulla i shkruante se udhëtimet e kishin ndryshuar. Vajza, pasi lexoi të gjithë letrën, e përqafoi kukullën e re dhe e çoi e lumtur në shtëpi.

Vitin tjetër, Kafka ndërroi jetë. Shumë vite më vonë vajza, tashmë e rritur, gjeti një mesazh brenda kukullës. Ishte një letër e shkurtër e firmosur nga Kafka, në të cilën ai shkruante: “Çdo gjë që do, mund ta humbasësh, por dashuria gjithmonë kthehet në fund në një formë tjetër”.

“Kafka dhe kukulla udhëtare”, nga Jordi Sierra./bota.al

________________________

Lexo edhe:

XHEVAHIR SPAHIU: BËJ TË VDES E NUK VDES DOT….