E ndjeva gjithçka po mbaronte
S’ishim më si më parë
Ajo dashuri s’rezistonte
Ajo tani është e vrarë
Heshtjen u mundova ta therrja
Por gjithçka ishte kotë
Ti kishe vendosur të shkonje
Një jetë të re të fillojë
Para se të shkosh i thashë
Dëgjom një fjalë
Se të gjithë djemtë njësoj janë
Por ti ndoshta asnjëherë
nuk më ke ndjerë vërtetë
atë zemrën time, ti se njeh
Shko tash ti në jetën tënde
Shko të të urresh
ti mua më solle veç dhembje
dhe dashurinë ma rrëmbeve
Shko tash ti në jetën tënde
shko dhe rri e qetë
I humba të gjitha ato ndjenja
Nuk më besohet që të kam dashur vërtet
E mos u shqetëso më për mua
Se do di si të dal
ndoshta në fillim pak vuaj
Por kjo dikur do të ndalet
Do mundohem ti harroj të gjitha
Ato kujtime që mi le t’i mbaj
Sepse ti s’je më e imja
me tjetër kënd do të dalësh
Para se te shkosh i thashë
Dëgjom një fjalë
Se të gjithë djemtë njësoj janë
Por ti ndoshta asnjëherë
nuk më ke ndjerë vërtetë
Atë zemrën time, ti se njeh
Shko tash ti në jetën tënde
Shko që të të urresh
ti mua më solle veç dhembje
dhe dashurinë ma rrëmbeve
Shko tash ti në jetën tënde
shko dhe rri e qetë
I humba të gjitha ato ndjenja
Nuk më besohet që të kam dashur vërtetë
që të kam dashur vërtet…
———————————————–
Nga po ky këngëtar: EUGENT BUSHPEPA: KUR BASHKË NJË ËNDËRR NDAMË… (TEKSTI DHE KËNGA)
Jam një udhëtar
Udhëtar i lodhur
Në këtë rrugë pa fund
Të kërkoj, s’të gjej askund.
Tinguj të brishtë, m’kujtojnë kohën
Kur bashkë një ëndërr ndamë.
Dje idhull, tashmë e lënë mënjanë…
KËNGËN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU