Eugent Bushpepa: S’them dot lamtumirë (teksti dhe kënga)

Dëgjojeni të kënduar nga Eugent Bushpepa këngën Stinë dreqi:

S’them dot lamtumirë
gjithë fajin e ka vjeshta që kam pranë
sa pranë jemi dhe sa larg

Gjethet vrasin shpirtërat tanë
se sa gjatë nuk na kanë parë
por s’do t’na ndajnë

Dhe humbas mes stinës plakë
dhe pres më kot pa fat
gjithçka shkruajtën të na ndajnë
dhe “jo” s’do t’ketë më nesër
e pamundur të t’tkem pranë (prapë)
se ti ndjenjat hedh
diku tjetër fle.

Nuk shoh tjetër rrugë
me veten flas
kthehem ëndrrash prapë
Dhe të them se kam shumë mall.

Tashmë rruga dimrin fton
këtë stinë jo nuk e njoh
dhe kërkoj pak zjarr
mua të më marr
në atë botë ku ishim bashkë.

Dhe humbas mes stinës plakë
dhe pres më kot pa fat
gjithçka shkruajtën të na ndajn
dhe “jo” s’do t’ketë më nesër
e pamundur të t’kem pranë se tashmë fle diku tjetër
horizontet flenë
fle kjo natë e gjatë
që më kot jo nuk na kanë

S’them dot lamtumirë
fajin ka, stina që kam pranë
Netët blu aty ne lamë.

Për ta dëgjuar këngën klikoni KETU

ObserverKult

——————————–

Nga po ky këngëtar:

Eugent Bushpepa: E ndjeva gjithçka po mbaronte (Teksti dhe kënga)

eugent bushpepa

Lexo edhe:

EDISON YPI/ TË FTUARIT NË STUDIO: ASGJË MOS DISH – TI I DI TË GJITHA. MOS VRIT MENDJEN!