Eugent Bushpepa tregon gabimin e madh që ka bërë në jetë

Këngëtari i njohur, Eugent Bushpepa, njihet për talentin dhe stilin e tij në muzikë veçanërisht të zhanrit ‘rock and roll’.

Ai ka folur për jetën e tij personale dhe profesionale. Mes tjerash ka ndarë për ndjekësit detaje që nuk i dinim më parë.

I ftuar në “A Live Night”, këngëtari ka rrëfyer gabimin më të madh që ka bërë ndonjëherë në jetën e tij dhe është hapja e një biznesi.

Sipas Eugentit pas mbarimit të “Eurovisionit” ai kishte pasur në plan të merrej me një album ose të kishte një biznes. Por nuk i shkoi ashtu siç duhej dhe pati përplasje më karrierën e tij muzikore duke e lënë pas dore.

“Pas Eurovison kisha dy plane ose do merresha me një album ose me një biznes. Dhe unë nuk jam tip që mund të hap biznese dhe e kam marrë vesh vonë.

Një ndër gabimet më të mëdha gjatë karrierës time ka qenë hapja e një biznesi ku unë performoja. Ishte më shumë një diçka për të afruar njerëzit afër vetes, por që nuk shkoj ashtu si duhej.

Më mori energji të tepërta, më la pa kompozime të reja edhe pse kisha përballjen e publikut, merrja ngrohtësinë e publikut javë për javë. Por nga ana tjetër, nga pikëpamja artistike e të bërit art më la shumë mbrapa.

Kështu që, një nga gabimet më të mëdha të jetës time kjo mund të ketë qenë. Ka ndodhur para 3 vitesh dhe unë që mendoja se isha i pjekur”,- tregoi Bushpepa./revistaai

ObserverKult


Lexo edhe:


EUGENT BUSHPEPA: KUR BASHKË NJË ËNDËRR NDAMË… (TEKSTI DHE KËNGA)