“Europa”, poezi nga Irving Layton

tokat
në lindje të Elbës
të errëta nën yllin sovjetik,
kimeriane…

Europa e civilizuar
e shkatërruar përgjithmonë
nga dy luftëra botërore
Aushvici dhe Coca-Cola

dekadente, inerte
energjii e mjaftueshme e mbetur
sall për të vuajtur
të keqen

dhe male me ushqim të bollshëm
për të zbutur rënien
në zuzarllëk.

Përktheu: Fadil Bajraj

ObserverKult


Lexo edhe:

BRIAN RIHLMANN: MBIJETESA NË SHTËPI