Eurosong 2020: Arilena Ara publikon këngën në anglisht (Video)

Këngëtarja Arilena Ara ka publikuar versionin e këngës në anglisht, që do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin e Këngës Europiane.

Ara u zgjodh fituese në Festivalin e 58-të të Këngës dhe do të performojë në gjysmëfinalen e dytë në Roterdam të Holandës me “Fall from the sky”.