“Eurovision” mbahet këtë vit, këto janë rregullat

Edhe pse në muajin maj u raportua se nuk do të mbahet “Eurovision” siç duket ka ndryshuar gjithçka.

Zyrtarët e “Eurovisionit” së fundi kanë deklaruar se janë duke e peshuar mënyrën më të mirë për të zhvilluar garën edhe pse pandemia vazhdon të jetë e pranishme.

Garuesve tashmë u është kërkuar që të xhirojnë performancën “live” të këngës pak para mbajtjes së festivalit.

Këto video parashihet të përdoren në rast se artistët nuk do të mund të udhëtojnë për shkak të pandemisë apo do t’u duhet të karantinohen me të arritur në vendin ku zhvillohet “Eurovisioni”.

Gara sivjet mbahet në Rotterdam pasi Holanda kishte fituar garën në vitin 2019 me Arcade, trasnmeton rtklive.

Rikujtojmë se, vitin e kaluar, ngjarja ishte anuluar shkaku i pandemisë Covid-19.