Eurovisioni vendos zhvillimin e Festivalit me skenarin B

Bashkimi Evropian i Transmetimeve (EBU) së bashku me transmetuesit holandezë dhe organizatorët e Konkursit NPO, NOS dhe AVROTROS kanë botuar protokollin e gjerë COVID-19 të Shëndetit dhe Sigurisë për Konkursin e Këngës Eurovision, siç zbulohet në një njoftim për shtyp të publikuar sot (e martë).

Protokolli i plotë detajon masat që të gjithë individët e akredituar (ata që punojnë ose garojnë në Eurovision) do të duhet të respektojnë për të marrë pjesë në Konkursin që sivjet zhvillohet në Roterdam. Është gjithashtu plotësisht në përputhje me udhëzimet e Institutit Kombëtar Holandez për Shëndetin Publik dhe Mjedisit. Dhe përputhet me ato për ngjarje të ngjashme të mëdha siç janë garat e mëdha sportive, shkruan Eurovision.TV

Martin Osterdahl, mbikëqyrësi ekzekutiv i Eurovisionit, shpjegon: “Fryma dhe tradita e Eurovisionit ka të bëjë me bashkimin e Evropës në një skenë dhe ne jemi akoma të vendosur për ta arritur këtë në Roterdam në maj. Ne jemi duke ecur përpara me planet tona për të prodhuar një garë të sigurt këngësh në Eurovision. Me të gjithë artistët që interpretojnë live në Roterdam. Ky protokoll demonstron përkushtimin tonë për ta realizuar këtë. Me shëndetin dhe sigurinë e të gjithëve që marrin pjesë. Përfshirë ekuipazhin dhe shtypin, përparësia jonë kryesore”.

Masat janë miratuar nga Rajoni i Sigurisë (Veiligheidsregio Rotterdam-Rijnmond) si autoriteti zyrtar lokal që shqyrton dhe miraton planet e shëndetit dhe sigurisë për ngjarjet. Dhe e vërtetuar nga SGS, një agjenci ndërkombëtare e specializuar në rishikimin e planeve të tilla.

LEXO EDHE: EUROVISION 2021 DO TË MBAHET NËN MASA TË RREPTA SIGURIE

Protokolli mund të rregullohet në çdo kohë nëse zhvillimet e reja kërkojnë. Dhe fillojnë para se artistët dhe delegacionet të mbërrijnë madje në qytetin pritës.

Testim i rregullt

Të gjithë atyre që marrin pjesë në Konkursin e Këngës Eurovision nga jashtë u rekomandohet të hyjnë në karantinë për pesë ditë para nisjes për në Holandë. Dhe ata duhet të paraqesin teste negative COVID-19 më së shumti 72 orë para se të aterojnë.

Sapo të mbërrijnë në Holandë, delegacionet duhet të qëndrojnë në hotelin e tyre. Përveç kur ata udhëtojnë në ‘Ahoy Arena’ të Roterdamit për prova. Shfaqje të drejtpërdrejta dhe aktivitete të tjera që lidhen me programin.

Të gjithë që punojnë në ‘Ahoy Arena’, përfshirë ekipin, artistët dhe shtypin. Do të testohen rregullisht në një strukturë të veçantë pranë arenës.

Strategjia e testimit po zhvillohet bazuar në udhëzimet e Institutit Kombëtar Holandez për Shëndetin Publik dhe Mjedisin dhe Ministrinë e Shëndetësisë, Mirëqenies dhe Sportit në Holandë.

Sietse Bakker, Producent Ekzekutiv i shfaqjes 2021, shton: “Qëllimi ynë është i qartë: të parandalojmë transmetimin e virusit gjatë ngjarjes. Nëse dikush rezulton pozitiv, protokolli ynë i izolimit hyn në fuqi”.

“Ne mbështesim autoritetet përkatëse me kërkime gjurmuese. Dhe marrim masa shtesë kur është e nevojshme. Nëse një pjesëmarrës nuk është në gjendje të interpretojë live si rezultat. Regjistrimi rezervë do të përdoret”./rtklive