Eva Alikaj: Nuk më jep role askush/ telefonatat me Grabockën dhe Mamaqin

eva alikaj ishim

Alo, Eva?

Ora nuk ishte 7 pa 5, por ai zë i rrallë nga krahu tjetër i telefonit më kthehu pas në kujtime. Shkëlqimi i një artisteje si Eva Alikaj nuk humbet asnjëherë, as sot kur të gjithë duken kundër saj.

Po ku je, se ku s’të kam kërkuar’-i thashë.

-Epo ja, isha me një shoqe -më tha.

‘Shoqe me pantallona ëë- ia ktheva dhe nisëm të qeshnim.

Pallati 176, është ende një ndër veprat më e bukura të realizuara në skenë. Edhe pse kaluan kaq shumë vite, Eva e rikthen në kujtesë të gjithë rrugëtimin me kolosët e asaj kohe.

“Unë isha e vogël atë kohë, e imët, dhe Roland Trebicka tha kjo është personazhi, lëre tani, Eva Eva….” tha ajo.

Por Vera, ka shkëlqyer edhe te filmi “Njeriu i mirë”, ashtu si Edlira tek “Stolat në Park” por edhe Etleva tek “Treni niset më shtatë pa pesë” etj.

Për Evën sot, këto vite ishin më të veçantat, megjithëse me shumë ngarkesë, ajo e dashuronte punën e saj dhe nga një rol kalonte në një tjetër.

Po sot, kush nuk e do Eva Alikajn?

Në një intervistë, Eva nuk hesht më.

Pse Luan kaq pak në Teatër?

– Sepse ata që vendosin kanë klanet e tyre, interesat e tyre, shijet e tyre, nuk e di… Unë jam e mendimit që aktorët cilësor kudo që janë, duhen marrë dhe duhen shfrytëzuar. Unë e ndjej veten me shumë energji për t’i dhenë popullit dhe vendit tim akoma dhe, mendoj se unë nuk humbas më. Humbasin njerëzit që duan të më shikojnë.

Edhe pse skandaloze, Alikaj tregon se si ende funksionon Teatri sot.

“Por fatkeqësisht ti je e varur nga të ashtuquajturit regjisor, drejtor. Unë faktikisht jam aktore e teatrit kombëtar akoma, aty faktikisht bëjnë prova dhe unë nuk jam. Unë paguhem nga teatri edhe nuk më japin role, unë nuk jam për të bërë apelin. Ja, kështu janë gjërat. Ata humbasin, por s’e marin vesh”-tha Eva.

Ajo u ndal te produksionet private dhe te kineastët e rinj që provojnë të realizojnë filma.

“Ermal Mamaqit përpara disa muajve, e mora në telefon dhe i thash kam dëgjuar që do të bësh një serial, do të kisha interes të angazhohesha. Ai kështu në telefon, si bosi producenti miliarder, seç më tha “të shoh” . Unë prisja të paktën të thotë njeriu… ta ketë për nder njëherë kur e mar në telefon se unë e çmoj veten time, më çmon populli.”

E njëjta gjë më ndodh edhe në Teatër, kam kërkuar rol, s’më jep njeri rol, është e pakuptimtë. Duke qenë se jam aktive telefonova Vera Grabockën, për të marrë pjesë në ‘Dance with me’, përgjigjja e saj ishte ‘oh zemër je 3 javë me vonesë, janë vendos Vipat, por i thashë: Kush janë Vipat?”- u shpreh ajo.

Evën do të mund ta rishohim sërish nëpërmjet një shfaqjeje private që ajo po punon të vendos në skenë, së shpejti. Edhe pse treni nuk niset më në 7 pa 5 për Eva Alikajn, yllin kinematografik dhe personazhin e dashur të Teatrit nuk do të mund t’ia ulin shkëlqimin asnjë ‘shokë Zylo’!/ermal qori/ shqiptarja.com

ObserverKult

Lexo edhe:

RRËFIMI I EVA ALIKAJT: “ME NDRIÇIM XHEPËN ISHIM MIQ NË SKENË, KURSE JASHTË SKENËS…