Eva nuk lindi nga brinjë e Adamit. Lindi nga ijet/ Përkthyesit ngatërrojnë edhe perëndinë!

dashnor kokonozi:

Përkthyesit ngatërrojnë edhe vetë perëndinë!
Në një post të hershëm kam paraqitur gjatë librin e Roberto Beretta-e dhe Elisabetta Broli-it, «11 Porositë» .

Nga Dashnor Kokonozi

Duke ju kujtuar kalimthi se është fjala për një libër që paraqet disa kërkime shkencore dhe jo një libër feje, shtoj se autorët e tij, merren edhe me të dhënën biblike se “Perëndia e krijoi Evën nga një brinjë e Adamit”.
Kjo paraqitet disi problematike për ta.
Në shekuj një gjë e tillë është interpretuar si shenjë vartësie, në mos si shenjë inferioriteti e Evës ndaj Adamit, nënkupto të gruas nga burrit.
Kërkimet e R. Beretta-s dhe E. Broli-t dhe konsultimi i ekzegjetve më të njohur në këtë fushë, nuk e mbështesin një gjë të tillë.


Eva nuk ka lindur nga një brinjë e Adamit. Termi biblik që shënon një gjë të tillë (“צֵ֖לָע”, siç e gjeta ne origjinal), përkthehet shumë rrallë me “brinjë”. Në mënyrën më të zakonshme e normale ai përkthehet me “ijë” Pra teksti i shenjtë ka dashur të thotë thjesht se Perëndia e krijoi Evën të barabartë e në një nivel me Adamin, pra burrin të barabartë me gruan.

Autorët janë mbështetur në tekstet e rabinve të njohur që thonë se po qe se Perëndia do të deshte ta vinte gruan në një nivel inferior ndaj burrit, ajo nuk kishte pse i merrte një brinjë, por do të shihte t’i gjente një rrasht edhe me poshtë, te këmbët, thonë ata. Por kjo nuk del gjëkundi.
Ai vetëm se e vuri gruan në ijë të burrit, pra burri dhe gruaja janë në të njëjtin nivel në sytë e saj!
Kjo tregon që, edhe pse u deshën disa mijëra vjet, e vërteta nuk mungon të dalë në shesh.
Por, nëse arrij t’i kuptoj mirë këto punë, kjo tregon edhe se njerëzit janë në gjendje të fshehin deri edhe të vërtetën e Perëndisë!

ObserverKult

Dashnor Kokonozi: Përkthyesit ngatërrojnë edhe vetë perëndinë

Lexo edhe:

HISTORIA E KËNGËS SË HAJREDIN PASHËS/ KUSH ISHTE PASHAI QË HUMBI 12 MIJË USHTARË NË DIBËR?