“Everything Everywhere All At Once” triumfon në “Oscar”

Me shtatë Oscar, komedia e ashtuquajtur “e çmendur” “Everything Everywhere All At Once” (“Gjithçka, kudo dhe përnjëherë”) triumfoi në këtë ceremoni. Ky krijim fitoi Oscarin për filmin më të mirë duke u bërë një nga filmat “më absurd” që fitoi këtë çmim të madh.

Një përzierje e aksionit, humorit dhe fantashkencës, filmi dukshëm mundi historinë intime të Steven Spielberg “The Fabelmans”, tragjikomedinë “The Banshees of Inisherin” ose “Top Gun: Maverick”.

“Faleminderit Academy. Faleminderit studio A24. Ju e patë të çuditshmen tonë dhe na mbështetët”, tha producenti i filmit Jonathan Wang teksa merrte statujën e artë.

Ky film pati një sukses të papritur në kinema, me më shumë se 100 milionë dollarë të ardhura.

Filmi artistik tregon aventurat e Evelyn Wang, një tregtare kinezo-amerikane – e luajtur nga Michelle Yeoh – e pushtuar nga shqetësimet e saj familjare dhe telashet e saj me taksat.

Në mes të rënies së saj të përditshme, ajo zbulon ekzistencën e universeve paralele dhe befas e gjen veten të ngarkuar të shpëtojë njerëzimin nga një forcë e keqe që rezulton të jetë alter egoja e vajzës së saj lezbike dhe në depresion.

Për ta arritur këtë, ajo duhet të eksplorojë pafundësinë e këtij “multiversi”, në mënyrë që të shfrytëzojë fuqitë e jetës së saj alternative.

A mund të ketë qenë ndryshe ekzistenca ime e shurdhër? Dhe nëse po, me çfarë çmimi? Kërkimi i Evelynit më pas kthehet në terapi familjare, e ndërthurur me një ortek skenash ekscentrike.

Ndërkohë, “All Quiet on the Western Front” (”Asgjë e re nga fronti i Perëndimit”) i Edward Berger fitoi katër Oscar.

Filmi, i bazuar në librin e vitit 1929 të Erich Maria Remarque, tregon tmerrin e Luftës së Parë Botërore nga këndvështrimi i një ushtari të ri.

Rolin kryesor e luan aktori austriak, Felix Kammerer.

Përveç Gjermanisë në listën e kandidaturave për çmimet Oscar u përfshinë gjithashtu, filma si “Corsage” (Austri), “Saint Omer” (Francë) dhe “Bardo: False Chronicle of a Handful of Truths” (Meksikë) apo TAR.

Aktorja malajziane Michelle Yeoh fitoi çmimin Oscar për aktoren më të mirë për “Everything Everywhere All At Once”, duke u bërë aktorja e parë me origjinë aziatike që fitoi çmimin në 95 vjet ceremoni.

“Për të gjithë djemtë dhe vajzat e vogla që duken si unë duke parë sonte, ky është një simbol i shpresës dhe mundësisë”, tha ajo me emocion.

“Është histori në lëvizje”, shtoi ajo.

Aktori amerikan Brendan Fraser fitoi çmimin Oscar për aktorin më të mirë për rolin e tij si një profesor obez i izoluar në shtëpi në “The Whale”.

Ish-ylli i filmave të suksesshëm në vitet 1990 si “The Mummy”, nënshkruan kështu një rikthim spektakolar pasi kishte rënë në harresë. /ATSH

ObserverKult


oscars

Lexo edhe:

SHPALLËN NOMINIMET PËR OSCARS 2023, FILMI GJERMAN NË GARË PËR 8 ÇMIME

Janë shpallur nominimet për çmimet Oscars 2023. “All Quiet on the Western Front” është filmi më i spikatur në këtë edicion, një produksioni i cili është kandidat për 8 çmime.

Ky produksion gjerman i regjisorit Eduard Berger bazohet në bestsellerin me të njëjtin emër nga Erich Maria Remarque dhe tregon historinë tronditëse të një ushtari të ri gjerman në Frontin Perëndimor të Luftës së Parë Botërore.

Filmi që pati premierën në shtator të vitit që lamë pas është nominuar në kategoritë: Filmi më i mirë në gjuhë të huaj, Grim, Tingull, Skenar i Përshtatur, Skenar Origjinal. Po ashtu Muzikë Origjinale, Efekte Vizuale, Kinematografi dhe Dizajn Produksioni.

Teksa të tjerë filma janë po ashtu në garën për të rrëmbyer një OSCARS në këtë edicion.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult