Rita Ora publikon këngën e re “You For Me”- bashkëpunim me Sigala

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka prezantuar projektin e ri muzikor.

“You For Me” mban titullin kënga që është në bashkëpunim me DJ-në e njohur britanik, Sigala.

Projekti i dyshes së famshme tashmë është lansuar në të gjitha platformat muzikore, me një paraqitje të mahnitshme të yllit shqiptar, transmeton ‘diasporashqiptare.al’.

“You For Me, miku im i mahnitshëm Sigala më kërkoi që të këndojë në këtë këngë verore dhe unë nuk mund t’i rezistoja. Unë absolutisht e dua atë dhe besoj se edhe ju do e bëni të njëjtën gjë. Është publikuar tani”, ka shkruar Rita Ora.